Koloneli shqiptar, xheloz për Sirinë: Si s’hodhëm një bombë!

Alqi Kociko

 

Gojët e liga mësojnë se koloneli i ushtrisë shqiptare Damar Delli, pranoi dje se ndihej xheloz ndaj mundësisë së ushtrisë siriane për të sulmuar qytetarët e vet civilë kur t’i dojë qejfi.

“Kur pashë pamjet e trupave siriane që po shtinin kundër bashkëkombasve pa u hyrë gjemb në këmbë, mendova: Ça fati. Çfarë nuk do të jepja për të lëshuar dymijë ushtarë në zonën e parë operative Vlorë-Gjirokastër dhe të hiqja qafe nja treqind vetë që ma kanë sjellë në majë të hundës”, pohoi kolonel Delli, i cili në vijim e cilësoi gjeneralin sirian Abdul Fatah Qudsija “njeriun më me fat në botë”.

“Më vjen të marr një tank, t’i hyj ndonjë kinemaje plot me njerëz mes për mes, t’i fus një breshëri…po ç’e do, na kanë vënë ca rregulla idiote”, tha ushtaraku në një rreth të ngushtë.

Lajmi i fundit thotë se koloneli i ka kërkuar leje qendrës për të hedhur një predhë të vogël në Cërrik.

Share This Article
3 Comments
  • Me siguri kete shkrim do ta kete bere ndonje pacient i spitalit psikiatrik,se ndryshe nuk mund te botohen idiotesi te tilla!
    Bravo moderatori,qe censuron komente mjerane dhe lejon shkrime te tillka qe bien ere …..IDIOTI!

  • Dashka lufte kacidhjari, se i hane duart. Provoje njehere, se per 50 plus 25 vjet, ushtria jone ka bere gjoja dhe tani nuk dian te mbajen as pistoleten

  • Hahaha, cfar xhelozie. “U kenaq siria ne lufte, vetem ne rrime kot!” Lufta eshte mallkim mor to….pe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *