Kolumbi, 17 persona humbin jetën nga rrëshqitja e dheut

J L

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut të dielën, në Kolumbinë jug-perëndimore.

Pesë të tjerë u plagosën dhe disa shtëpi u shkatërruan në qytetin Rosas, në rajonin Cauca.

Rrëshqitja e dheut ndodhi pasi shira të rrëmbyer goditën rajonin.

Autoritetet po vazhdojnë të kërkojnë nën rrënoja.

Rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme në vendin e Amerikës Latine, sidomos gjatë sezonit vjetor me shi.

Duke kërkuar për të mbijetuarit, autoritetet po pastrojnë mbeturinat që bllokojnë një autostradë të rëndësishme lokale.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *