Liria e shtypit duhet respektuar, por kjo është një tjetër gjë. Gazeta kolumbiane “Hoy”, titullonte sot në mëngjes në të gjithë faqen e saj: “Arbitro español: hijo de la gran puta madre que te pariò!”, ose “Gjyqtari spanjoll: bir i ku… së madhe që të ka lindur”.
Nuk ka nevojë për shpjegime të mëtejshme, sulmi (publikuar edhe në edicionin on-line të gazetës), ndaj spanjollit Karbajo është i drejtpërdrejtë, por i pajustifikueshëm dhe i rëndë.
Duke hyrë në adresën e gazetës, sulmi vazhdon: “Me një gjykim vulgar dhe të njëanshëm të një krimineli që ka gjykuar, mafia e FIFA-s ka shkaktuar një nga goditjet e saj dhe ka eliminuar një kombëtare luftarake Kolumbiane, që ka bërë historinë në Botërorin brazilian. Brazili kualifikohet në mënyrë të pandershme dhe do të ndeshet me Gjermaninë”.
Një sulm i paprecedent, që me siguri do të sjellë dënime ndaj Federatës Kolumbiane të Futbollit.
