Roli i KFOR-it mbetet i pandryshueshëm në Kosovë, në ofrimin e një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes.
Këto ishin fjalët e kolonelit amerikan, Nick Ducich, gjatë ceremonive të marrjes së Komandës së KFOR-it, në bazën “Bondsteel”. Pasi mori detyrën e re nga paraardhësi i tij, koloneli Michael Spraggins, Ducich tha se ky mision ka rëndësi të veçantë për të, për shkak të origjinës së tij.
“Roli i KFOR-it mbetet i pandryshueshëm, garantim i lirisë së lëvizjes dhe një ambienti të sigurt. Ne do të vazhdojmë të jemi të paanshëm dhe do të punojmë për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të stabilizuar dhe të qetë. Ky mision ka një rëndësi të veçantë personale për mua. Unë jam oficeri i parë amerikan me prejardhje serbe, që komandon grupin shumëkombësh të Betejës-Lindje. Unë jam i privilegjuar të shërbej këtu dhe të jap angazhimin tim më të madh, për një ambient të sigurtë për gjithë popullin e Kosovës”, tha kolonel Nick Ducich, komandant i KFOR-it.
I pyetur për rolin e KFOR-it në rast të arrestimeve të mundshme nga Gjykata Speciale, Ducich tha se kjo forcë nuk është pjesë e proceseve politike, por do të jetë e gatshme t’i përgjigjet çdo trazire të mundshme.
o.j/dita

ja futen Kosoves prap .
hajt pra ,
zihuni me njeri tjetrin kosovare ,
vidhni e pasurohuni ,
pa ci qi t’emen Kosoves .
Po tani ?
yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyt plehra ,
qe tradhetuat gjakun tuaj ,gjithe kto vite .
Politikane te pabese
Ceshte gjithe ky vrer bre burre??
A i lexon gazetat serbe zotrote per kolonelin ducich te gjithe e quajne tradhtar se po te ishte serb thone nuk do e pranonte nje detyre te tille meqe amerika ne kosove shihet si pushtuese nga serbet
Pra ky koloneli per serbet eshte si ballabani per ne