Nga Sali Onuzi
Ndryshe nga përvoja tradicionale, në Labinot ne 4 korrik 1943 u zgjodh me parë Shtabi i Përgjithshëm si një komandë e përgjithshme kolegjiale. Shtabi i Përgjithshëm, në mbledhjen e tij të parë, me 5 korrik zgjodhi kryetarin dhe komisarin e vet politik. Por kjo zgjedhje e shënuar qartë në procesverbal, madje edhe botuar kështu me 1965, do të mbetej thjesht në letër. Do të shohim që në urdhrat që do të firmosen do të ndryshojë pozicioni, nga “kryetar”, në “Komandant” i Shtabit të Përgjithshëm. Nuk ka pasur një shpjegim për këtë ndryshim, për legjitimitetin apo ekuivalencën e tij, kryetar =komandant.
Ky pozicion i kryetarit kish edhe arsye historike. Shtabi Madhor i Ushtrisë shqiptare, i emëruar me 5 maj 1913, kishte në krye një Kryetar, për koicidencë edhe atëherë major (Ali Shevqeti). Dhe ky pozicion, herë kryetar e herë shef, vijoi gjatë, edhe në kohën e monarkisë. Pra, tradita mund të ketë qenë shkaku i krijimit të postit të Kryetarit dhe me 5 korrik 1943. Në këtë post u zgjodh major Spiro Moisiu.
Në fjalën e tij, para zgjedhjeve, Sejfulla Malëshova e përcaktonte Shtabin e Përgjithshëm edhe si “Qendër politike, formon politikisht ushtrinë e popullin,-ta edukojë popullin, të sigurohet morali i naltë i ushtrisë e i popullit me Buletine, Trakte ,”(AQSH.F.41\APL, V.1943D.1,fl.2) Per këtë rol e funksion të tij do të ish komisari politik, padyshim një politikan dhe Shtabi zgjodhi Enver Hoxhën.
Me datën 5 korrik Shtabi me 12 anëtar, kish zgjedhur një kryetar e një komisar. Por kjo zgjedhje nuk mund të shmangte pyetjet, “kush do të ishte komandanti i ushtrisë”. “Shtabi, për të luajtur një rol komandues, do të rrijë mbledhur këtu vazhdimisht me 12 anëtarët e tij ”, duke u bërë, veç tjerash objektivi numër një i goditjeve të armikut. Më tej, pyetja a përbënin një komandë dyshe kryetar dhe komisar ?! Procesverbali i mbledhjes së Këshillit të përgjithshëm ANC me datë 4 korrik dhe ai i mbledhjes së Shtabit të Përgjithshëm të nesërmen me datë 5,nuk e përmbajnë termin “komandë e Shtabit të Përgjithshëm”.
Por në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ANC të datës 09 korrik, ora 10.00 paradite, kur po diskutohej për Proklamatën me të cilën do t’i drejtoheshin popullit, në procesverbalin e mbledhjes është shënuar që kjo, “Proklamata”, të dalë, siç edhe doli, “me firma të kryesisë së Këshillit në një anë dhe Komand(ës) së Shtabit.(AQSH F.40.v.1943.d.3 fl.22). Pra 6 ditë pas krijimit përmendet si strukturë e Shtabit të Përgjithshëm komanda e tij. Me datën 10 korrik çështja kthjellohet edhe më tej. Në mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm që u bë në ora 04 mbas dreke në strukturën e Shtabit shënohet “Komanda”. Pak më poshtë në “Shtabin operativ” miratohet përbërja me komandat e komisar politik. Termi i “kryetarit” nuk përmendet më. Mendojmë se kemi të bëjmë me një zhvillim pozitiv dhe të domosdoshëm për Ushtrinë NC që po ngrihej. Ndofta mund të ketë ndikuar edhe përvoja sovjetike e dikurshme e komandës me komandant e komisar.
Edhe vetë institucioni i ri që po ngrihej, Shtabi i Përgjithshëm i Luftës dhe i Ushtrisë, ndryshonte shumë me ndërtimin, kompetencat dhe funksionimin e Shtabit Madhor të viteve 1913-1939. Ky ishte shumë më tepër se një Shtabi i Përgjithshëm klasik, atij i ishin deleguar edhe kompetencat e Komandës së Përgjithshme (anëtar të zgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm NC dhe jo të emëruar nga një organ ushtarak si p.sh komandanti i përgjithshëm). Interesante është se edhe në Kongresi i Përmetit nga 3 përshëndetje (për Ruzvelt, Stalin dhe Curcill) miratoi me ovacione edhe një të tillë për Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, për të vetmin institucion të Luftës ANC.
Kjo komandë e Shtabit të Përgjithshëm, gradualisht, në përputhje me situatat dhe nevojat e drejtimit, u bë në realitet komandë e Ushtrisë nacionalçlirimtare partizane vullnetare, ose edhe më shkurt, e Ushtrisë NC. Zgjedhja e Shtabit të Përgjithshëm nga Këshilli i Përgjithshëm Antifashist NC si një komandë kolegjiale drejtimi e komandimi, i jepte gjithashtu çdo anëtari të tij të drejtë dhe kompetenca që i realizonte me votën e tij për çështje që diskutoheshin, i jepte përgjegjësi e autonomi drejtimi dhe komandimi në veprimet e tij.
Në mbledhjen e parë të Shtabit të Përgjithshëm të datës 5 korrik 1943 në pikën për kompetencat e Shtabit, Enver Hoxha e merr fjalën i pari dhe thotë se “Shtabi udhëheqës i Luftës Nacional Çlirimtare ka kompetencë të plotë të bëjë Luftën, ta zhvilloj, ta organizoj dhe ta udhëheqë në bashkëpunim me Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar”.( AQSH.F.41\APL.v.1943 D.1 fl.1) Përdorimi termit “udhëheqës” për Shtabin e Përgjithshëm, flet shumë për rolin që po i jepej e do të luante. Edhe në fund të procesverbalit përmendet vetëm “bashkëpunimi”me Këshillin e Përgjithshëm NC e jo vartësia prej tij ose ndaj çdo forumi e institucioni tjetër. “Shtabi i përgjithshëm asht i pa-mvarun në rrethin e kompetencës së tij” kish deklaruar Enver Hoxha në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm ANC me 4 korrik, (AQSH f 40APL. V. 1943. D.3 f.17). Madje në Kongresin e Përmetit ai do të thërritej e do të shkruhej edhe “Shtabi i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar”.
Por ashtu as në dokumentet e Shtabit të Përgjithshëm dhe ato të Komandës së Përgjithshme nuk shënohet se Shtabi i Përgjithshëm varej nga Komiteti Qendror i PKSH. Kjo nuk thuhej as për Këshillin e Përgjithshëm NC. Madje deri në reparte e nënreparte të Ushtrisë NC, celulat dhe byrotë e partisë, qe vepronin në ilegalitet, nuk kishin në kompetenca detyruese mbi komandën dhe shtabin e repartit e nënrepartit.
Në të vërtetë Partia Komuniste e Shqipërisë dhe organet e saj, që udhëhiqnin Luftën dhe Ushtrinë Nacionalçlirimtare, bënin shumë kujdes në këtë drejtim që të mos prekej karakteri nacionalçlirimtar i Luftës, të cilën okupatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre e paraqisnin si “luftë të partisë komuniste”, si “ushtri komuniste”, qëllimisht për të trembur popullin nga gogoli i komunizmit. PKSH, Komiteti i saj Central dhe celulat e byrotë e partisë e luanin rolin e tyre nëpërmjet anëtarëve të tyre në këto forume dhe njësi e reparte, ideve që përçonin, fjalës e shembullit të tyre. P.sh në Shtabin e Përgjithshëm nga 12 anëtarë, 8 prej tyre ishin komunistë madje 5 prej tyre anëtarë të Komitetit Qendror të PKSH.
Lind pyetja kjo “komandë e Shtabit” a kishte autoritetin e duhur !? Padyshim. Së pari edhe vetë kryetari dhe komisari i shtabit, ishin zgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm si “anëtar të Shtabit të Përgjithshëm”, pra kishin legjitimitet për të qenë pjesë e komandës së përgjithshme kolegjiale. Së dyti ishin zgjedhur edhe nga vetë Shtabi si komandë e tij. Kurse po të shtrohej çështja në aspektin praktik, kjo komandë kishte gjithë autoritetin që i duhej për të komanduar. Ata ishin personalitete të spikatura.
Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, major Spiro Moisiu, ishte një figurë e pastër antifashiste, një ushtarak me kulturë dhe me shumë përvojë, madje me mjaft popullaritet, si “major Spirua’ , që kur në krye të Batalionit “Tomorri” kish kundërshtuar komandën fashiste italiane të luftonte për pushtimin e Greqisë dhe qe dënuar prej tyre dhe internuar në kampin e Peqinit, prej nga ai qe arratisur, kish hyrë në Lëvizjen e organizuar antifashiste Nacionalçlirimtare dhe qe zgjedhur kryetar i Këshillit antifashist NC të Lushnjës.
Enver Hoxha, ishte zgjedhur nga konferenca e Parë e vendit e Partisë komuniste Sekretar i Përgjithshëm (politik) i saj, dhe ishte që më 16 shtator 1942, në Pezë, anëtari Këshillit të përgjithshëm antifashist Nacionalçlirimtar. Ndonëse ende nuk ish popullarizuar dhe nuk njihej gjerësisht (gjë që do të bëhej pas Kongresit të Përmetit, 28 maj 1944), Enver Hoxha kishte mbështetje dhe autoritet në strukturat udhëheqëse të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Madje kjo sa vinte e shtohej.
Po, siç del nga dokumentet, komanda e Shtabit të Përgjithshëm do të hartonte e lëshonte drejtpërdrejt urdhra për Shtabet e qarqeve dhe komandat e njësive partizane. A ishte ky një kapërcim i autoritetit të saj? Nuk mund të thuhet. Sepse komanda ishte zgjedhur nga vetë Shtabi. Ajo parimisht mund të jepte dhe jepte (nuk e dimë ende sa) llogari para tij. Njëlloj siç do të shohim që edhe vetë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm kishin të drejtë dhe kompetencë të jepnin urdhra e tu vinin detyra njësive dhe reparteve vartëse, për të cilat vinin në dijeni edhe komandën e Shtabit të Përgjithshëm, sapo këto mundësi krijoheshin. Ndërkohë nuk kemi parë deri më sot as të botuar e as në Arkiva ndonjë procesverbal tjetër ( veç atyre të datës 5,7 dhe 10 korrik) të mbledhjeve të Shtabit të Përgjithshëm. Kështu nuk kemi mundësi të themi se sa herë dhe në ç’shkallë komanda e Shtabit të Përgjithshëm informonte Shtabin e Përgjithshëm dhe jepte llogari para tij. Ishin kohë të vështira lufte dhe këto mbledhje e ky kolegjialitet ishin të rrallë edhe për këshillin Antifashist dhe kryesinë e tij, madje dhe për vetë Komitetin Qendror të PKSh.
Ndonëse Shtabi i Përgjithshëm, ishte forumi a institucioni më operativ e më i rëndësishëm i Luftës ai nuk mund të mblidhej periodikisht. Gradualisht, komandanti dhe komisari i Shtabit të Përgjithshëm, mesa duket përqendruan kompetenca, morën përgjegjësi në emër të Shtabit të Përgjithshëm, siç edhe u diktonte jeta e lufta, dhe kjo çoi në një centralizim më të madh të drejtimit, në një komandë dyshe, komandant dhe komisar, e cila parimisht duhet të jepte llogari para Shtabit të Përgjithshëm ( Sa është bërë kjo është e vështirë ta themi sot ).
Anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm filluan të shpërndahen nëpër rajone, zona e krahina për të ndjekur e ndikuar nga afër zhvillimin e situatave, për të informuar lart tek komanda e Shtabit të Përgjithshëm. Disa si Myslym Peza, Abaz Kupi , Haxhi Lleshi e Mustafa Martaneshi, komandonin çeta e formacione partizane e vullnetare në terren. Ose u emëruan më pas në detyra komanduese të larta si Bedri Spahiu ( komandant i shtabit operativ Vlorë –Gjirokastër) ose Dali Ndreu ( komandant i Div.I S e më pas, i Korparmatës I S).
Kjo i shkonte për shtat edhe vetë komandës së Shtabit të Përgjithshëm, e cila nga një anë dërgonte në terren pranë reparteve e njësive partizane anëtarë të pushtetshëm të Shtabit të Përgjithshëm të cilët vëzhgonin nga afër dhe informonin lart komandën e Shtabit të Përgjithshëm në mënyrë të pavarur nga komandant e batalioneve dhe të brigadave dhe nga ana tjetër shmangeshin kështu procedurat e kolegjialitetit të mërzitshëm dhe të vështirë për tu arritur dhe ndonjë prirje kundërshtuese e autoritetit të saj. Kështu u rrit në fakt autoriteti i Komandës, po aq i nevojshëm në kohë lufte. Mjafton të shohësh urdhrat e udhëzimet që dilnin në emër të “Komandës së Shtabit të Përgjithshëm që firmoseshin Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, major Spiro Moisiu dhe nga komisari politik, Enver Hoxha dhe. Rrallë herë .në vend të posteve dhe te emrave të tyre, shkruhej “Shtabi i Përgjithshëm“.
Por edhe komanda e Shtabit të Përgjithshëm, kur i duhej asaj( edhe për të lehtësuar vehten ), ua kujtonte anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm nëpër zona përgjegjësinë e tyre për të kontrolluar e komanduar. Shih letrën e Detit (në fakt Enver Hoxhës) për Dali Ndreun, Ti Dali je anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe mbi ty bie gjithë përgjegjësia…
Po përse nuk pati që në korrik 1943 një komandant të Përgjithshëm? Me siguri kjo ishte në radhë të parë çështje politike. Po te kemi parasysh rolin e Komiteti Qendror i Partisë dhe të qarkorëve e të celulave të PKSH në krijimin dhe drejtimin e njësiteve guerile, çetave dhe batalioneve partizane, nuk kish përse Sekretari i Përgjithshëm i PKSH të mos ishte zgjedhur apo emëruar komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ka informacione se Enver Hoxha dhe Ymer Dishnica ishin përpjekur për ta shtyrë krijimin e Shtabit të Përgjithshëm pas bisedimeve me Ballin Kombëtar. Mund të themi se kjo lidhej me rolin që projektohej ti jepej Shtabit të Përgjithshëm si komandë kolegjiale e Luftës dhe e Ushtrisë, që do të drejtonte në shkallë kombëtare gjithë fuqitë e armatosura. Pra jo vetëm ato të organizuara nga Fronti NC. Mendohej se pas bisedimeve me Ballin Kombëtar, çetave dhe batalioneve të tij tu lihej hapësirë që të viheshin nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm të Luftës NCl. Në procesverbalin e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm NC me 4 korrik shkruhet se “me zhvillimin e luftës Shtabi i ka të hapta dyert për elementë të rinjë, të vendosur e të provuem”. Këshilli i dha të drejtë Abaz Kupit , që pas bisedimeve me parinë e Matit dhe të Krujës të propozonte një a dy vetë për në Shtabin e Përgjithshëm (gjë që ai nuk e realizoi). Ndërkohë pas pushtimit gjerman forcat e Ballit dhe të Legalitetit jo vetëm nuk u integruan në Luftën dhe në Ushtrinë NC, por u bënë bashkëpunëtorë të pushtuesit.
Ndërsa nga 10 korriku deri në 24 maj 1944 filloi dhe u ngrit Ushtria NCPV, u krijuan brigada sulmuese, u përballua operacioni i armik i dimrit 1943-44 dhe në pranverë kish nisur mësymja e përgjithshme për Çlirimin e Shqipërisë. Këto zhvillime e bënë edhe më të domosdoshëm postin e Komandantit të Përgjithshëm.
Shtabi i Përgjithshëm, i ndihmuar edhe nga gjithë komandat e shtabet e njësive dhe reparteve partizane e ngriti Ushtrinë NC, e mësoi që armatimin, municionin e veshmbathjen ti nxirrte nga lufta me armikun dhe nga bashkëpunimi me aleatët antifashistë. Shtabi i Përgjithshëm e pajisi Ushtrinë NC me një art ushtarak origjinal, të përshtatshëm për zhvillimin e Luftës Popullore, terrenin e vendit tonë dhe situatat e brendshme e te jashtme etj. Njësitë e repartet partizane u edukuan dhe i dallonte disiplina e lartë. Ata përvetësuan taktikën e luftës partizane si taktikë sulmuese e jo mbrojtjeje pozicionale, zbatuan e kërkesën e Shtabit të Përgjithshëm që të mos tërhiqeshin në drejtimin e mësymjes a të sulmit armik, por në rast mospërballimi, edhe të shpërndaheshin në grupe më të vogla, dhe duke shfrytëzuar natën dhe terrenin ti dilnin armikut në krahë e në shpine, siç u bë në operacionin e Dimrit dhe atë te Qershorit 1944, në të cilat forcat e shumta gjermano, xhandaro balliste, nuk arritën të asgjësonin Ushtrinë NC, siç shpresonin, përkundrazi, ajo doli edhe më e fortë. Dhe drejt fundit të Luftës njësitë e mëdha, divizionet e korparmatat ndërmorën edhe sulme frontale dhe bënë beteja të suksesshme që çuan në Çlirimin e Shqipërisë më 29 nëntor 1944.
Me vendimin e Kongresit të Përmetit 24-28 maj 1944, merr fund edhe emërtimi “komandë e Shtabit të Përgjithshëm” dhe kalohet, në përputhje me situatat e reja në një organizim të ri të një niveli më të lartë, me organizimin e Komandës së Përgjithshme dhe në postin e Komandantit të Përgjithshëm, nën vartësinë e të cilit do të ishte Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë Ushtria e rregullt Nacionalçlirimtare. Tanimë bashkë me këto zhvillime edhe termi “Ushtri nacional çlirimtare partizane vullnetare” kishte ndryshuar në Ushtri Nacionalçlirimtare, ishte kaluar në organizimin e një ushtrie të rregullt, me mobilizimin e detyrueshëm ushtarak, me vendosjen e gradave dhe krijimin e divizioneve e të te korparmatave.






E ke kontrolluar kete permbajtje ne Beograd?
Ti, nga Beogradi vjen !?
Bre Sassat, or tenj.
Ç’ka me ardhur turp, sepse Vukmanoviç Tempo, Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha dhe 7 jugosllave te tjere organizuan ate qe e njihni si Shtabin e UNÇ. Veshjet, armet, stervitjen, ushqimin, nderlidhjen e sollen britaniket me aeropllana dhe anije.
Mos ia hiqni meriten jugosllaveve dhe britanikeve.
Si edhe çdohere, i mbeshtetur vetem ne dokumente, shume i qarte ne ato çka shkruan dhe teper i besueshem. Autori na paraqitet me nivel te larte njohurish historike, i pandikuar nga asnje force politike dhe, si i tille, i kontribuon te vertetes historike. Urime, i nderuar Kolonel! Lexofshim sa me shume shkrime te kesaj natyre!
sali,per shkrimin jam dakord.per historine tende”antar i shtabit te pergj.ne vitet 91- 92 jo.pse e shkurton kohen,miku im,sali?ke qene deri ne 97,kur shkaterruat shqiperine dhe ushtrine.te pakten sheme k.nukflet per t fshehur,por se ka pak cipe dhe ndjen pergjegjesine.ndersa ti i fshihesh.ne 1992 u liruan mjaft.”mbase me ta futem dhe une”.keshtu mendon ti ,sali.harron qe miloshevici mburrej me bemat tuaja .”e pushtoj shqiperine vetem me shoqaten e gjahtreve.sali,miku im.kam nje pyetje-“-sa mercenare mblodhe ne kukes per ti derguar ne vijen e frontit permet,tepelene?ndaj fshihesh o patrioti i madh dhe komunisti i devotshem,sali.ti shkruaj,keshtu,me objektiviet,kjo te nderon.por mos u fshih.kjo te cburreron.te kujtoj kur ishim te rinj,na frymezoje me besnikerine,qendrimin parimor.kur kujtoj as 90 -ten ,them tipik sic me kane flur per sali berishen edhe ti sali.eh,ajo ngjarja te varrezat e sharres.pyeta vehten:-eshte saliu ky,apo jo..po ti ishe,ma konfirmoi edhe shoferi yt.
Me 10 korrik te 43 shit u krijua ushtria e para mbas Gjergj kastrotit dhe vetmja per nga poteca mbrojtese per kombin shqiptar .Ushtri qe arriti te frikesoj edhe shtetet me vjetra te rajonit e mos te diskutonin per 50 vjet integritetin toksor te vendit e jo jo te pretendonin te mbushin ne lapidare greke tokat e jugut te shqiperise ..keshtu ishte porosia e ish komondatit suprem mos e leshoni pushken ushtrine e mbrojthen se po nuk ju paten frigen ju perserisin pretendimet .
Ti Kasem , kushdo qofsh, flet percart dhe ia keput krejt kot.Une kam qene drejtor drejtorie dhe anetar i Shtabit te Pergjithshem deri ne maj 1992. Edhe ato tjerat qe shkruan jane perralla. Kthjellou e mos shkruaj gjera te paqena. Keto nuk te nderojne.