Komandant Hoxha: Ali Ahmeti tradhtoi gjithçka

Alqi Kociko

Proceset kundër shqiptarëve në Maqedoni janë koordinuar mes Ali Ahmetit dhe kryespiunit Mijallkov. Sipas tij, për pushtetin, Ahmeti ka shitur gjithçka.

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha thotë se partia shqiptare në pushtet në Maqedoni i tradhtoi djemtë më të mirë të kombit që zhvilluan betejat e luftës së vitit 2001, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Menjëherë mbasi u arrit armëpushimi në vitin 2001, u vranë shumë komandantë të frontit. Tahir Sinani, Shpend Llagami, Komandant Teli, Komandant Hoxha, komandant Roki, e shumë pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. Pasi mori përsipër subjekti i quajtur BDI timonin e luftës së lavdishme të UÇK-së, pas vetes grumbulloi plehrat dhe shumë persona të cilët në asnjë kohë nuk kishin treguar kontributin kombëtar. Me të marrë pushtetin filluan të montojnë procese kundër ish-pjesëtarëve të UCK-së. Janë të njohura rasti i Sopotiti, Avni Ajeti, Rakoveci, Breza e deri në ditën e sotme rastet Monstra, Lagja e Trimave në Kumanovë, ku me qindra ish UÇK gjenden nëpër burgjet maqedonase.

Kjo tradhti e BDI dhe gjithë këto procese kundër UÇK-së, dëshmuan se megjithatë ushtarët dhe lufta heroike nuk mposhten kollaj. Edhe pse partia shqiptare bëri shumë pazare në emër të gjakut të dëshmorëve për interesat e tyre partiake. Nga përgjimet që dolën dhe që do ta dalin më vonë, do të bëhet e qartë se gjitha proceset ndaj shqiptarëve janë koordinuar mes klaneve të Ahmetit dhe Sasho Mijallkovit”, është shprehur Hoxha.

Share This Article
2 Comments
  • Nuk i shkon per fytyre gazetes Dita t’i jep hapsir nje teksti joserioz . Trimi Tahir Sinani esht vrar vete i katerti aksidentalisht ne malet e radikes duke montuar nje bombe. Kjo esht e sigurt . Kurse fashizmit sllavo-maqedon esht i eger edhe larg standarteve evropiane e nuk kan udheheqesat Shqiptar asnje faje se jan te detyruar me bashkqeveris . Quditem pse komandant Hoxha nuk e citon Menduh Thaqin kur nga pergjimet u zbardh betimi ndaj Mihajlkovit “se do te shkoj deri ne vdekje me ty ” , pra me shefin e sherbimit sekret te Maq Mihajlkovin !!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *