Komandanti në lozhë, ushtarët në sallën poshtë

redaktor

 

-Në gjurmët e një bashkëbisedimi e miqtë e mi në fb-

 

Nga Bedri Islami

Më në fund, Drafti Kushtetues për Reformën në Drejtësi kaloi shkallën e parë, ai u miratua me një shumësi votash, 140 deputetët votuan pro. Njëqind për qind. Të paktën nga kjo, në mos nga diçka tjetër, ky mund të quhet votim historik. Ndonëse më kujtoi një kohë tjetër, kur, si më shkruante A.Luka, 100 për qind në votim dhe të gjitha votat për reformën në Drejtësi… për kandidatët e Frontit.

Pas miratimit, si është e zakonshme, filluan tamtamet e fitores. Secila palë shpalli fitoren e saj, secila dërgoi në fushën e parlamentit ekipin e saj të plotë dhe, ende pa nisur mengjesi i një dite tjetër, të paktën për të marrë frymë, liderët tundën flamurët.

Më shkruante një mik i imi, Hazir Velaj, “këta, mik, ishin vullnetarë… por me policë. Secila palë e quan sukses të sajin. Kush e paska patur fajin që nuk është votuar deri tani? Populli???”.

Në të vërtetë, ndërkohë kur të gjithë janë “fitimtarët” e asnjë humbës, tek njerëzit e zakonshëm, ajo që kanë përjetuar prej kaq vitesh, sidomos ata që kanë hequr mbi shpinë ngarkesat e drejtësisë të cilat kushtojnë fort, ende janë të rrudhur, ngurrimi për të besuar një mbarësi, ka bërë punën e tij, ajo që deri dje ishte lubi, e kanë të vështirë të besojnë se do të bëhet shtojzovalle. Peshorja e drejtësisë është anuar kaq keq dhe kaq njëanshëm, sa që vetëm mendimi se mund të fillojë nivelimi i saj, është i pakapshëm. Më shumë, sot gëzohen për zhurmën që mbaroi, atë zhurmë inatçore dhe delirante, se sa për të vërtetën e një Drafti, i cili mund të sjellë një ndryshim thelbësor.

Ndodh kështu sepse janë të bindur se ata që ishin në sallë votuan pro, në një shumësi të tyre, jo se e donin reformën, por sepse nuk kishin nga të venin.

Ndodheshin para një zgjidhjeje vetëvrasëse politike, ndoshta nesër edhe financiare, dhe një ngritje dore, miratuese, ende pa e ditur se çfarë ishte përfshirë në atë Draft Kushtetues.

Liderët mund të mburren, koha është e tyre, ndoshta ka qenë gjithnjë e tyre, pasi janë mburrur edhe në humbje, edhe në vjedhje, edhe në vrasje.

Fakti është se ata lëvizin kurrizin, jo se donin të drejtoheshin vetë dhe të drejtonin një drejtësi të shtrembër, por sepse ndodheshin para një kërcënimi serioz dhe afatgjatë: shpalljen e tyre në Listën e zezë të Departamentit të Shtetit Amerikan, dhe, në mos tjetër, ata e dinë se çfarë do të thotë kjo listë. Arsyetimi i tyre ishte bajat, por praktik: Më mirë me një dorë sipër se sa me dy duart lart. Ose me duart prapa.

Pse nuk është besimi? Një gjyqtare e shkallës sonë më të lartë, kërkon, për një vendim 50 mijë euro në dorë. Dëshmuesja e këtij proçesi, ndërsa tregon rastin, thotë se në gjykatën e shkallës së parë dhe të dytë, nuk u kërkuan para; ata donin toka. Dhe për këtë janë bërë marrëveshje, edhe me shkrim. E kuptoni se cila është shkalla e korruptimit dhe e vrasjes së shtetit? Dhe kjo gjyqtare, pa të keq, sinjalizohet nga kolegët e saj dhe fillon prishjen e provave.

Nesër, këta kolegë do të jenë ata që do të zgjedhin njeri tjetrin. Unë për ty, ti për mua. Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë faqet. Faqet e kujt? Të turpit? Po ata nuk kanë turp. Ata kanë frikë, por deri më tani aleanca e tyre, si aleancë reale e qelbësirave, ka futur frikë tek të tjerët, ndaj edhe i ka rrjepur.

Deputetët në sallë, ata që votuan, në një prani të madhe miqtë më të mirë kanë gjyqtarët, prokurorët, të cilët, duke qenë mburojë, kanë parë edhe “hallin” e tyre, sepse janë miratuar përmes tyre. Me 71 deputetë e bëri ligjin e miratimit të tyre, ustai ujkan, Berisha, dhe ata i falen kësaj vllazërie ujqërish.

Votuan, por jam i bindur se disa prej tyre, as nuk e dinë se çfarë kanë votuar. Më shkruante Astrit Kotorri se “këta u detyruan të votojnë e miratojnë vetë “gijotinën” e tyre, nëse e besojmë ambasadorin  amerikan. Sepse nuk kishin nga t’ia mbanin. Do Zoti të zbatohet kjo reformë, të dinë edhe këta se çfarë të pret, kur thyen ligjin”.

Reforma hodhi mbrëmjen e së premtes dhe fillimin e ditës së shtunë hapin e saj të parë.  Tani fillon rruga e vështirë, ligjet që do të shoqërojnë këtë Draft.

Kjo është njëra anë, ana tjetër është zbatimi praktik i këtij Drafti.

Më shkruante një mik sinqerisht:

“Le të më tregojë dikush se në cilën pjesë të Draftit, në cilin ligj apo paragraf, parashihet nëse në këto vende vakante, në sistemin e Drejtësisë, gjykatë qoftë a prokurori, nëse është e vështirë të gjenden persona pa të kaluar kriminale, atëherë ku do të gjenden të tjerët?”

Daullet e fitores po bien nga të gjitha anët. Janë aq të forta sa që mund të të shurdhojnë, ose të shurdhojnë pjesë të së vërtetës.

Të gjithë thërrasin fitore.

E vërteta është krejt e thjeshtë.

Ashtu si më shkruante një mik i vjetër, “ Komandanti ishte në lozhë, ushtarët në sallën poshtë”.

Dhe “komandanti” dihet se kush ishte, megjithëse me një shqipe të dobët.

Share This Article
8 Comments
  • Opinione :

    AMERIKA E BEKUAR NA KA PUSHTUAR ZEMRAT… !

    – As ne nuk qendrojme mbrapa… E Bukura e Dheut, Shqiperia ka pushtuar zemrat e udheheqjes amerikane

    – Shqiperia me siguri do te behet !

    – Nga Alban e Agim Dega, Nju Jork

    Pas nje beteje te cmendur me kucedren me nente krere shqiptaret kunder shqiptareve per mustaqet e Celos me ne fund Reforma jetike e Drejtesise per shqiptaret u miratua.
    Arkitekti dhe zbatuesi i saj eshte vetem nje : Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe udheheqja e saj aleate e mike e koheve te veshtira. Nuk ka e nuk kishte se si te ndodhte ndryshe
    Pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes sot nuk do te ekzistonte ose edhe nese po me mire te mos ekzitonte.
    “Une kam nje vote dhe ajo do te jete per Shqiperine” deklaroi ketu e gati 95 vjet me pare miku i madh i popullit tone te vogel Wodrow Wilson.
    Jo vetem Reforma u miratua, por qeveria amerikane i ka paraprire ne bashkepunim me qeverine shqiptare zbatimit te saj.
    Byroja Federale e Hetimit, FBI , ka filluar pergatitjet dhe po punon per zbatimin e saj sa me pare duke nisur me Byrone Kombetare te Hetimit.
    Kur syshqiponjave e FBI-se amerikane, Majes boterore te Hetimit u bashkohen qe ne djep shqiponjat e “Vendit te Shqiponjave” suksesi eshte i paragarantuar!!
    Ne gjithe kete sage frojdiane ka vetem nje falenderim te merituar nga thellesia e zemres se cdo shqiptari :
    Thank You USA!
    Thank You Mr. Donald Lu!
    U jemi borxh si popull e si komb me dashurine dhe mirenjohjen tone pa kushte e perjete!
    Te tjerat vecanarisht per Lulezim Bashen jane llogje Kavaje e kortezira diplomatike absolutisht te pamerituara sa edhe qesharake !
    Shkurt: me ka cue nana per te lare gojen!

    Per lirine jap edhe dashurine… !

    Themi me dashurine tone sepse nje nga heronjt tane te perbashket ne luften tone te perbashket kunder nazi- fashizmit i shkroi te fejueares se tij vetem pak caste para se te dilte perballe skuadres se ekzekutimit:
    -Per dashurine jap jeten!
    Per lirine jap dashurine!
    Nuk mund te kete as jete e as dashuri pa lirine!
    Nuk mund te kete as dashuri, as liri, as jete pa drejtesi, pa barazine para ligjit nga shtetasi me i fundit e deri tek kryetari i shtetit !
    Ky eshte shpirti, zemra, thelbi i pushtetiit “Ne Populli, Me Popullin, Per Popullin” qe e ka emrin e ndritur DEMOKRACI= PUSHTET I POPULLIT “.
    Askush me shume se ky popull, 95 per qind ” edhe me proamerikan se edhe vet amerikanet”, sic shprehej nje nga Institutet me prestigjioze Amerikane pas sondazheve te tij jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e trojet shqiptare ne Maqedoni.

    Kjo eshte Amerika !

    Po ju sjell nje pervoje te perjetuar…
    Ne shtatorin e vitit 1990 fitova nje konkurs te UNDP , Programit te Informimit Publik te OKB- se . Dy muaj gjithsejt!
    Pasi jam kthyer kam shkruar nje analize, pershtypje udhetimi me titull ” Dy muaj ne Amerike”
    Ia dergova gazetave kryesore te asaj kohe ” Zeri i Popullit” dhe ” Bashkimi” diku nga data 15 nentor 1990.
    “Zeri… “nuk e botoi kurre!
    “Bashkimi” me kryeredaktor Qemal Sakajeven e botoi ne dy a tre numra pothuajse te plote edhe nuk gabohem me 13- 15 dhjetor..por gati nje muaj mbrapa, vetem pas kishin filluar protestat historike te dhjetorit !
    Sic do me tregonte ish-kolegu im i nderuar me ATSH, gazetari i talentuar Genc Kondi pas disa vitesh ketu ne Nju Jork, ai i biri i Pirro Kondit te respektuar dhe nipi i nje ish- refugjati ne SHBA e kishte redaktuar qe ate dite dhe bere gati per botim… Ishte hequr tri here nga faqja
    Pse ? Censura e bishes se plagosur komuniste nuk kishte hapur driten jeshile te botimit as Qemalit as Gencit deri pas 9 dhjetorit historik!

    E duam Shqiperine si Amerika demokratike … !

    Lajmin e te cilit na e dha Fidel Castro Ruz ne ” Shtepine e pushtuar prej shqiptareve” pra ne Ambasaden e Shqiperise ne Kube po ate nate kur beja perkthyesin dhe gazetarin e Reiz Maliles se ndjere!
    Nder te tjera ne ate shkrim barazoja 18 vjet shkollim te meparshem ne Universitetin e Tiranes, ne Institutin e Gjuhes se Pekinit, ne Universitetin e Pekinit, i themeluar nga amerikanet qysh ne vitin 1904, ne UNAM te Meksikos me ate cka mesova per ato “Dy muaj ne Amerike “
    Pothuajse te gjithe Profesoret perfshi babain e gazetarise bashkekohore dhe njekohesisht Babai i ” The New York Times” Sulzberger na dhane mesime ne formen e bashkebisedimeve!
    Nuk kam tepruar aspak ne kete perfundim.
    Kjo eshte Amerika! Kjo eshte fuqia e saj cudiberese!
    A ka deshmi me te madhe per kete se nje nga parullat, kushtrimi kryesor i heronjeve te dhjetorit ishte “ e duam Shqiperine si e gjithe Evropa”
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike
    Prandaj miratimi me kulac e me fort me kerbac, so me konsesnsus “keshtu e kurrsesi ndryshe!” ndaj atyre qe nuk kane konsensus me veten e vet, me familjen e vet, me partine e vete, me shtetin e vet, me aleatet e vet eshte jetike. eshte clirimi e pavaresia e dyte e Shqiperise nga korrupsioni e impuniteti, nga kusaria e vrastaria!
    Perzgjedhja, financimi, shkollimi, edukimi i djemve dhe vajzave tane shqiponja BKSH-se- National Bureau of Investigation, nga syshqiponjat e Federal Bureau of Investigation – FBI-ja amerikane eshte ndihma me e madhe, investimi me i fuqishem ne Shqiperi i aleatit strategjik dhe mikut tone me te madh ne Bote, Shteteve te Bekueme te Amerikes,sic i quante gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
    Ai eshte pjese e ndritur e superinvestimit politik, strategjik, shpetimtar, te gjithanshem nga Ambasadori Donald Lu, nga Zj. Viktoria Nuland, nga Sekretari i Shtetit John Kerry, nga Zevendespresidenti Joe Biden, nga Presidenti Barack Obama!

    Me shqiptar se vete shqiptaret!

    Nuk mund te harrojme kurrsesi kandidaten e nderuar per Presidente te SHBA-se Hillary Clinton me mesazhin me patriotik e me atdhetar se te cdo politikani shqiptar nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane: “Duajeni vendin tuaj te bukur!”
    Me shqiptar se cdo shqiptar
    E ndaj kujt!?
    Ndaj nje populli e kombi me proamerikan se vete amerikanet!
    Nje simbioze, bashkejetese, nje aleance strategjike e nje miqesi e pakthyeshme dhe e pathyeshme!
    Nje aleance strategjike me interes te ndersjelle midis udheheheqjes me proshqiptare se vete ne shqiptaret te superfuqise boterore SHBA-se me popullin me proamerikan se vete amerikanet te Shqiperise se Vogel si diamanti por te bukur si floriri!
    Amerika na i ka pushtuar zemrat e shqiptareve!
    As ne nuk qendrojme mbrapa!
    Shqiperia e bukur “ e Bukura e Dheut” sic e kane quajtur rilindasit tane, ka pushtuar zemrat e udheheqjes se Amerikes!
    Shqiperia me siguri do te behet!
    Faleminderit SHBA …. !

  • Kane te drejte qe politikanet thone se jane fitimtare!
    Ata e sollen draftin deri ne ate pike sa atyre nuk i hynte gjembi ne kembe.
    Kush eshte i humbur!-POPULLI,sepse kjo reforme duhej kaluar ne popull dhe propozimi duhej bere ashtu sic nisi,nga nderkombetaret.
    Ne fund,pasi te numeroheshin votat,te shikonim bilancin.
    Me siguri absolute,politikanet do ishin humbesit me te medhenj!
    Prandaj dhe ai qe pritej te ishte humbesi me i madh(Bash-Berisha)dolen e fituan fitoren qe i jep atyre garancine se gjembi nuk deperton ne lekuren e tyre prej grabitqari.

  • ALBAN DEGA -PLEQERI TE MBARE PO ALZAJMERI NUK SHEROHET AS NGA KLINTON AS NGA TRAPAT BUSH E TRUMP.

  • Dega, me ke kenaqur me komentin e sinqerte dhe te vertete.Urime.E verteta eshte se duhet ti jemi mirenjohes brez pas brezi ketij vendi kampion te Demokracise dhe Drejtesise.I uroj Hillari Klintonit fitore ne garen Presidenciale.Shume e rendesishme dhe jetike fitorja e saj edhe per Shqiperine.Kam besim se do ta fitoje garen.Go Hillari Go.

  • Z..Bedri pershendje, si gjithemone i sakte,analist qe qellon gjithnje ne shenje ,ndonjehere,rralle here na
    “fut friken dhe na mbjell pesimizem”, Nejse !
    Jam besimplote dhe optimist vetem te “Skifteret qe kane
    zbarkuar e po zbarkojne ” ne token tone per te c’qelbe-
    zuar sistemin tone te korruptuar te drejtesise deri ne me-
    tastaze ! Une besoj se “armata” per te cilen flet Xhafa do
    t’i pastroje “halete”e Shqiperise nga ata prokurore e gjyqtare qe Sali Vicidoli i ka zgjedh me kokra per t’i
    sherbyer atij dhe familjes e klanit te tij tropojan …!
    Sigurisht ka edhe tropojan te mire e malesore trima e te
    ndershem e patriote si ata…!

  • Llogarisni kur merr vlersim nga disa ish sekretar partie fshati qe jua dime nivelin qe kishin,si dhe nga shoket tuaj ish fuksa si ju quante populli ne ate kohe se kush jeni o gazetaruc servil partiak nga Puka

  • Shenim: zoti Dega , kot ,por desheroj te saktesoj se ate
    frazen tende siperpermendur : ” Per dashurine jap jeten
    dhe per lirine jap dashurine ” , e ka thene poeti i madh
    bullgar , Kristo Botev , ne luften kunder turqeve osman-
    llinj ….!!! Sa per dijeni !!! Tung !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *