Kombëtare moj
Ç’të të qaj më parë
Një popull të tërë
Se ç’e hoqe zvarrë.
Pse na le në baltë
Hej moj kombëtare
Ne të erdhëm pas
Ti e prishe fare
Ishe optimiste
Në atë fillim
Shpresat na i ngjalle
Për kualifikim
Punët mirë i nis
Por i prish në fund
Brenda edhe jashtë
Rrjetën ta kanë tund
Për atë që ndodh
Fare mos u qaj
Përveç vetes tënde
Askush s’të ka faj.
Fajin nuk ta ka
Kombëtare xhani
Xhaka e Mehmeti
As edhe Xhordani
Kombëtare moj
Ç’të të qaj më parë
Fajin nuk ta ka
Asnjë kosovar.
Ke tifozerinë
Më se të bekuar
Të kan’ndjekur pas
Kudo ku ke shkuar.
Tifozët e tu
Shqipe mbi flamur
Sa her’ ti ke humbur
S’të braktisën kurrë.
Jo moj e uruar
Faji s’është mes nesh
Kur dy herë Islanda
Të bëri përshesh.
Dhe të premten mbrëma
Sytë të nxorrën xixa
Dy petulla ngrohtë
T’i dhuroi Zvicra
Kombëtare moj
Elitë e futbollit
Duket ke harruar
Aromën e golit.
Edhe këtë herë
Ia fute katundit
Dhe ku ishe, mbete
Vend i parafundit.
Eh, ajo fanellë
Kombin përfaqëson
Nuk duhet ta veshë
Kush nuk e kupton
Nuk eshte faji i futbollisteve e aq me pak i trjnerit tone shume te mire. Kombtaren tone te re e skualifikuan bixhozxhinjt, pjanecet e medjes qe me fitoren ne Norvegji nuk pushuan se mburruri se tani jemi ne Brazil. Ju kujtohet tere ato tam-tame 4 muaj rresht, pa pike pergjegjesie e kulture.
Eh ore poet. Per çfarekombetare zeza e ke fjalen me qafsh. Kur nuk ke shtet, nuk mund te kesh as kombetare. Por kete nuk mund ta kuptojne ata qe çahen duke kenduar kenge patriotike majekrehi. Behet gjithe ajo buje per trajnera te huaj qe premtojne se do na kualifikojne per ne Hene. Por pasi i mbushin mire e mire xhepat ikin nga kane ardhur. Boll me me politiken e ketij adashit tend. Duke me duket se quhet edhe ai. Sa shume duker dhe princa paska ne Shqiperi?! Meqe ra llafi. Ky Duka tjeter per çfare meritash rri ne krye te kesaj Federate gjithe keto vite?! Me rezultat zero me xhufke. Une mendoj se duhet hequr dore nga trajneret e huaj me emer” te madh”. Te vihet nje trajner shqiptar, i cili te paguhet ne menyre normale dhe modeste. Ne fund te fundit nga bishti do te ngelemi edhe per nja 20 vjet te tjera minumumi. Kaq i kemi kellqet dhe ne kete nivel eshte shteti i shkaperdhyer shqiptar? Cfare mund te presesh tjeter?! Edhe ne kombetaren e futbollit duhet te rifillohet nga zero. Si ne te gjitha fushat e tjera. Ne kete derexhe perfunduam gjate ketyre 20 viteve shkerdhatokraci hajdutesh.
Shume bukur! FSHF me ne krye Duken eshte thjesht nje rrjet mafjoz. Kane vjedhur lek me ok, cdo investim te hedhur per futbollin. Plus gjithe pislliqet qe bejne me shitje e trukime te ndeshjeve si te kampinatit vendas si ato te kombetares. Te gjithe e dime se kombetarja shet ndeshje, e asnje se thote troc, madje kenaqemi me disa analiza “luajtem mire por spatem fat. Futbolli keshtu e ka”. E verteta eshte se lojen ata e kishin shitur sic e kane bere zakone dhe e kane shitur te dy palet, brenda e jashte fushes. E dalin pa pike turpi thone qe luajten mire. Luajten per turp te zotit. Te pakten te na jepnin nje humbje dinjitoze se gjoja luftuan. Cana vertet ka pasur nje performance te dyshimte dhe jo vetem ne Tirane kunder Zvicres. Tashme loja tij eshte thjesht te bej si gore 10 min rrjesht te arbitri, edhe te tund flamurin para/ pas lojes…por ne fushe luan sikur shef top per here te pare ne jet….po fundja po fjete me qente, do zgjohesh me pleshta. Prandaj sja vlen asnje yje te luaj me ne per momentin se thjesht do e bejne mafjoz e lekist si vetja. Hyjme ne gjynah.