Kombëtarja e femrave kërkon pikët e para ndaj Rumanisë

redaktor

Ndaj Rumanisë, për të marrë pikët e para në grupin e 3-të të eliminatoreve të Europianit, Holandë 2017. Kombëtarja shqiptare e femrave, do të sfidojë sot Rumaninë në stadiumin “Elbasan Arena”, me objektivin për të arritur një rezultat pozitiv.

Që nga ajo fitore historike ndaj Greqisë, vajzat kuqezi kanë pësuar 13 humbje radhazi në sfidat eliminatore dhe ato miqësore dhe për të ngritur kokë duhet një reagim ndaj Rumanisë, që në ndryshim nga Shqipëria ka grumbulluar 7 pikë në 5 ndeshje të grupit të 3-të, eliminator.

Më 27 tetor të 2015-tës, vajzat kuqezi u mundën 3-0 në transfertë nga ky ekip. Megjithatë në atë periudhë, në drejtimin e Kombëtares shqiptare të femrave ishte Altin Raklli, ndërsa tashmë vajzat shqiptare udhëhiqen nga Armir Grima, i cili pikërisht ndaj Rumanisë në “Elbasan Arena” do të bëjë debutimin e tij në një ndeshje zyrtare, me përfaqësuesen e femrave.

Me zero pikë të grumbulluara dhe vetëm 3 gola të shënuar dhe plot 22 të pësuar, Shqipëria pozicionohet në vendin e fundit në grup, por ky fakt nuk pritet ti demoralizojë vajzat kuqezi që përballë Rumanisë synojnë të marrin të paktën një pikë.

Vllaznia, skuadra kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave përbën edhe boshtin kryesor rreth së cilit është ndërtuar skuadra jonë përfaqësuese, por në ekipin e drejtuar nga Grima bëjnë pjesë edhe 4 futbolliste që luajnë jashtë Shqipërisë ku spikasin, Albina Rrahmani, Aurora Seranaj dhe Furtuna Velaj.

Dueli mes Kombëtares shqiptare të femrave dhe përfaqësueses rumune do të transmetohet live në Supersport duke filluar që prej orës 17:00 të ditës së sotme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *