Artan Fuga: Lojtarët e Kombëtares janë bërë të mëdhenj sepse… kanë ikur nga Shqipëria

Dita

Sigurisht edhe unë gëzohem që 11 shqiptarë, nga gjaku ynë, ecin përpara drejt kualifikimit për në finalet e Francës. Se mos është ndonjë meritë e madhe të jesh patriot! Si të gjithë edhe unë, sepse tregon se shqiptarët, si të gjithë, mund të ndeshen, të garojnë e të ndrisin midis popujve të tjerë.

Sikurse bëjnë mijra refugjatë në vendet ku kanë emigruar. Por, kur dëgjoj të thonë se është kombëtarja e Shqipërisë, këtu nis e mendohem dhe as vakem as ftohem. Përse? Sepse ata lojtarë nuk përfaqësojnë aq gjendjen e klubeve shqiptare të futbollit që kur shoh ndonjë ndeshje midis tyre më duket sikur kthehem dekada përpara në ndeshjet e rrugicave te Pallati i Pionierëve ku trajneri ishte Ali Pazari.

Ajo kombëtare nuk përfaqëson klubet shqiptare të futbollit. Në pjesën dërmuese ata lojtarë të mëdhenj janë bërë të tillë sepse kanë ikur nga Shqipëria, jo sepse kanë ndejtur në Shqipëri. Ndonjë naiv do të më thotë se edhe kombëtaret e tjera kështu formohen, me lojtarë që luajnë jashtë vendit. Po more mo, por diferenca midis atyre kombëtareve dhe klubeve vendase nuk është fare e madhe sikurse ndodh me greminën midis klubeve lokale dhe kombëtares sonë.

Më vjen për të qarë kur lexoj trajnerin shqiptar De Biazi kur thotë se po shikon një ndeshje jashtë për të ndjekur ndonjë futbollist shqiptar. Nga kjo pikëpamje kombëtarja shqiptare e futbollit, që u klasikoftë sa më lart, nuk përfaqëson megjithatë kushtet e rinisë shqiptare në Shqipëri për të luajtur futboll, as infrastrukturën e sportit, as buxhetet për sportit, as politikat e sportit, për faqe të zezë, asgjë nga Shqipëria veç tifozave njëqindsh karat shqiptarë.

Nga kjo pikëpamje ajo është thjesht një produkt reklame, një etiketë marketingu për Shqipërinë, formë pa përmbajtje që mund të promovohet. Pas saj nxitet një nacionalizëm që si patriotizëm mund të orientohet drejt punës, kulturës, sportit vendas, por jo si rivalitet me kombet e tjera, as nuk shërben si instrument matës i zhvillimeve të tyre dhe tona, as në sport e as gjetiu, ajo përfaqëson shqiptarët, madje shqiptarët e ikur, sesa Shqipërinë. Faktikisht ajo përfaqëson atë që Shqipëria duhet të ishte, por jo atë që është, përfaqëson atë që Shqipëria nuk është. Pra, është formë pa përmbajtje sikurse themi ne në marketingun promocional.

Unë do të doja që ajo të ishte përfaqësuese e rinisë te Shqipërisë, e klubeve të Shqipërisë pastaj e përmirësuar me pak shqiptarë nga jashtë, të ishte përfaqësuese e shpirtit futbollistik që zhvillohet në qytetet dhe stadiumet e Shqipërisë. Atëhere po. Ajo më shumë është një sipërmarrje multinacionale sesa një markë produkti prej Shqipërie.

Kurse kështu, shpesh një fitore e kombëtares akaparohet nga politika si parametër zhvillimi, që në fakt nuk është, dhe krijon iluzione, përdoret edhe nga disa media si mjet propagande, e kjo ul potencialet shërbyese të pushtetit publik ndaj qytetarit, dhe e bën qytetarin edhe më të hutuar duke pyetur veten : Pse jam keq kur kombëtarja e Shqipërisë renditet kaq mirë në Europë??? E mirë si skuadër, si e tillë përparoftë, iluzore si vegël propagande, mos na hutoftë!

Share This Article
6 Comments
  • Në këtë situatë të pashembullt krize që kalojmë në të gjithë fushat e jetës, më në fund ne shqiptarër kemi përse të krenohemi. Është ky ekip përfaqësues i Shqipërisë dhe Kosovës të marra sëbashku, që na bëjnë të harrojmë zymtësinë që përjetojmë çdo ditë. Progesor Fuga do të na e heqë dhe këtë kënaqësi.

  • Keshtu eshte kur kerkon ndonje thele te madhe o me nder Profesor, te hipen mania per te shkruar dhe ja keput pordhes si ne 3 te nates. O me nder, nuk po i hyjme diskutimit nese eshte Kosova Shqiperi apo jo. Une nuk jam aq modern sa ty more “me nder” dhe nuk e quaj dot Kosoven shtet me vete vetem sepse e ka lene kurva Evrope qe ka 25 vjet qe tall bythen me ne jashte Shqiperise. Po per kampionatin italian cfare do te thuash? Qe nuk eshte italian sepse te gjithe lojtaret me te medhenj jane te huaj? Ik o profesor ne hale, vere emrin edhe ti ne ndonje liste kur te therret shpellari dhe mos ha mut kot. Kjo eshte kombetare shqiptare shume me teper se c’eshte kombetarja e Italise me Balotelin apo e Gjermanise me lojtaret polake. Shiko njehere verdalle o profesor pordha se qelbe dynjane ti dhe keta qe te vijne ty pas avazit. Legen burre, ik tek Lulushi te te hedhe ndonje kocke Gita dhe Abi se Xeni eshte i zene.

  • O idiot,Halla nuk e ke kuptuar se sot ka ma shume shqiptare jashte se mbrenda? Po shyqyr qe ke to djeme perfasojne ate pjese te Shqiperise qe punon,studiojne jashte pa harruar se Jane Shqiptare! Se po te ishin sikur shume te rinj ne Shqiperi as keta nuk do ishin sportistat qe Jane,se kendej ka edhe ma shume raste per me u prish menç sic jeni prish menç ju ne shqiperi,po keta Kane punuar ,kane punuar shume per me mbrit kete nivel e nuk Kane shikuar punet pis .edhe na bejne krenare ne pjesen e kombit qe ju idiotet e Albanistanit perbuzeni cdo dite e qe iu mban gjalle!
    Kjo kombtare perfason Shqiperine,po jo albanistanin tend, ,po kjo deshte e sigurt

  • MUNGOJNE ROMET E SHQIPTARIZUAR

    Vapen e gushtit po kerkon ta shfrysh me keto paradigma te sulltanateve Eskilo-Rumunore. Nuk eshte aq “shqiptar” krokodilizmi yt per gjendjen e mjeruar te sporteve tona. Aq i ka mundesite Shqiperia sot te perballoje investime te rendesishme qe i duhen nje sporti modern. Zgjidhja me “ship-foles” te pergatitur ne klubet me te mira sportive te Europes tani per tani eshte me e arsyeshmja.

    Po ti qellimin ne fund te fundit nuk e ke tek kjo dukuri, nuk e shpreh direkt, po me kete gjeagjeze te peshtire kerkon ti thuash botes qe Shqiperia, pa te huajt (kosovaret) nuk e meriton te filloje te beje emer.

    Per fat te keq tonin, gjerat kur u ndane, keto na rane per hise, sepse ishim te dobet dhe te panjohur kur Bismarket e turnit na quanin “me bisht” dhe nje shprehje gjeografike.

    Natyrisht, ti i ke mundesite te krijosh nje shtetin tend te pavarur te romeve te Eskilit, parate (kushdi si i ke bere) nuk te mungojne, truleshesia aq me pak.

    Me qe me rastisi te lexoj edhe ate perrallen tjeter te “rradheve ne kinemate e Tirones” per tu edukuar me boten perendimore, nuk mund te qendroj indiferent pa te te mesuar se si qendron e verteta qe aso kohe, megjithese e paske jetuar, nuk kishe aftesine te perceptoje realitetin jo aq te komplikuar.

    Po te shfletosh shtypin e kohes te Zogut tend te preferuar, do gjesh edhe ndonje lajm qe flet per kete historine e “hekurave per te mbajtur radhen”. Nje deputet i Tirones, njefare Dalip Ismail Tabaku, kish bere kerkese Ministrise se Brendeshme, te shtoheshin edhe pese hekura te tjere tek kinemaja ne fjale: “sepse nuk kemi ku te lidhim mjetet e transportit..!”

    Aso kohe, “paria e Tirones” levizte neper rruget e kalldremta me kuaj, gomare, mushka e gomarica, e kur kerkonin te merrnin pak kulture perendimore me filmat e kohes, linin te lidhura mjetet e tyre te transportit pikerisht ne hekurat e vena enkas per “èparkimin” e tyre.

    Nuk di sot nese jane akoma, prane dyerve te ministrive unaza hekuri te fiksuara ne mur (dikur kane qene) per te njejtin qellim, per te lidhur keto lloj mjetesh transporti te kohes.

    Shumica dermuese e tironasve te zogollizmit tend, e aq me shume pjesa tjeter e shqiptareve, duke perjashtuar shkodranet, edukoheshin me filmin real te jetes, me skamjen e mjerimin eklatant te perjetuar ne mizerjen e imponuar zogolliane. Nuk mund te zhvillonte kulture nje bazhibozhuk i rene nga thynajat e Burgajetit. Me e shumta ishte leksioni qe i dha ketij vendi, se si mund te vidhej nje thesar i tere per jeten e tij dhe te inçestareve te tij, te shthurur e te zhytur ne degjenerim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *