Kombëtarja fiton medalje bronzi në volejboll për femra

Dita

Kombëtarja e femrave në volejboll ka fituar këtë të diel me rezultatin 3-0 ndaj Estonisë në ndeshjen e vlefshme për shkallën më të ulët të podiumit, në Divizionin e Argjendtë të Ligës së Europës.

Formacioni baltik u shfaq inferior ndaj vajzave kuqezi, të cilat triumfuan në të trija setet.

Fillimisht në ndeshje pati një diferencë prej 11 pikësh, më pas ato arritën që me një hendek të vogël të rrëmbenin medaljen e bronzit.

Përfaqësuesja e volejbollit të femrave nuk mundi dot të siguronte më herët këtë javë duelin për vendin e parë pasi u mund nga Suedia në Pallatin e Sportit në Kikoping.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *