Kombëtarja ndeshje miqësore vetëm me Kosovën në nëntor

Dita

Kombëtarja shqiptare sipas të gjitha gjasave do të luaj vetëm një miqësore në datat e lira të nëntorit. Kuqezinjtë do të udhëtojnë në Prishtinë për t’u përballur me Kosovën.

Kosovë-Shqipëri pritet të luhet më 17 nëntor, pas kërkesës së bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës pas triumfit të kuqezinjve në Armeni. Kjo ndeshje do të kthehet në një festë të madhe të të gjithë shqiptarëve pas kualifikimit historik në Europianin e Francës.

Fillimisht u përfolën edhe përballje miqësore me Poloninë dhe Kroacinë, ndërsa Finlanda nuk ka preferuar të udhëtojë drejt Shqipërisë, duke bërë që bisedimet të shkojnë drejt bllokimit.

Ndërkohë, në miqësoren e Prishtinës Kombëtarja do të ketë shumë risi, mes të cilëve edhe Milot Rashica e Rey Manaj, të cilët aktivizohen me Vitessen, respektivisht Interin.

Share This Article
1 Comment
  • Gabim tragjik. Ka vetem nje kombetare ndershqiptare. Prishtina le te ndeshet po te doje me Tiranen, Peja me Kavajen, Prizreni me Shkodren, por Kosova me Shqiperine eshte tradhti e larte. Ne jemi nje komb dhe duhet te kemi nje kombetare. Jane te huajt qe duan te na mbajne te perçare si dhe disa mbeshtetes te Ibrahim Rugoves ne Kosove qe dekaronte se Prishtina do te jete e barazlarguar nga Beogradi dhe Tirana. Pra ai vinte Beogradin zaptus ne nje rradhe me kryeqytetin e vendit ame!.Po te ishte per mua une do i benja thirrje Canes dhe shokeve te tij ta bojkotonin kete takim qe nxit perçarjet brenda kombit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *