Kombëtarja, përfundon stërvitja e pasdites në Austri

Dita
Ekipi Kombetar Shqiptar i futbollit ne Bad Waltersdorf, i vendosur ne resortin Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf ne Austri, per fazen pergatitore per Euro 2016 qe do te zhvillohet ne France. 24 Maj 2016

Vazhdojnë me intensitet të lartë përgatitjet e skuadrës kombëtare në Bad Wasterterdorf. Në orën 17.30 nisi seanca e dytë stërvitore. Të pranishëm në dispozicion të trajnerit De Biasi ishin të gjithë futbollistët dhe stafi.

Seanca zgjati për rreth 100 minuta. Në pjesën e parë të saj nën drejtimin e përgatitësit atletik u aplikuan ushtrime fizike, sprinte. Më pas skuadra qendroi në tendën e pajisur me pajisje të ndryshme finesi, për të kryer një tjetër seri ushtrimesh. Pjesa e fundit e stërvitjes i takonte taktikës, ku u aplikuan harkime në zonë dhe skema të tjera taktike. Nesër përseri do të vazhdojë regjimi me dy stërvitje në ditë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *