Sot u bë prezantimi zyrtar i uniformave të reja të kombëtares kuqezi, të personalizuara, të cilat u shpërfaqën në trupat e lojtarëve të grumbulluar nga De Biazi për dy miqësoret e marsit, me Austrinë dhe Luksemburgun.
Përmes një ceremonie me elementët e shout, nisi kështu edhe rrugëtimi drejt finaleve të “Euro 2016”, ku Shqipëria do të jetë si debutuese mes 24 kombëtareve më të mira të kontinentit.
Në fjalën e tij, kapiteni Lorik Cana tha: “Krenarë që jemi pjesë e kësaj kombëtareje. Ne dëshirionim të bënim një bluze unike, të cilën e kemi tashmë. Jemi krenarë që e realizuam. Eshtë një gjë e jashtëzakonshme të jemi pjesë e kësaj arritjeje.”
Më pas e mori fjalën trajneri De Biazi: “Eshtë një bluzë unike, por brenda tyre do të jenë trupat e futbollistëve tanë. Shpresoj të mëshirohen më së miri dhe të arrijmë rezultate pozitive.
