Kombëtarja shqiptare e femrave mposht Bjellorusinë

Leda Hysa

Për herë të parë Kombëtarja shqiptare e femrave ka kaluar raundin e parë eliminator të Botërorit dhe ka siguruar edhe fitoren e parë në historinë e vajzave të futbollit shqiptar.

Menjëherë pas rezultatit pozitiv të arritur në ndeshjen ndaj Polonisë, në atë barazim në transfertë me rezultatin 1-1, femrat e Kombëtares shqiptare kanë marrë një tjetër rezultat pozitiv me Bjellorusinë.

Skuadra e Grimës ka fituar me rezultatin 1-0, falë goli të Gjinit në minutën e 87-të. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0, në një pjesë e cila ka folur me tepër për Shqipërinë, megjithëse femrat e Kombëtares nuk kanë arritur të konkretizojnë mundësitë e krijuara.

Ndërsa në pjesën e dytë Shqipëria ka sfiduar edhe fatin përveç kundërshtarit, pasi Maksuti dhe Bajraktari kanë goditur traversën në dy raste të ndryshme. Pas kësaj fitore, femrat e Kombëtares braktisin vendin e fundit dhe kalojnë Bjellorusinë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *