Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja ka festuar këtë të enjte 74-vjetorin.
Sapo ekipi mbërriti në Stamboll dhe u akomodua në hotel, stafi kuqezi nxorri tortën dhe të gjithë, drejtues e futbollistë, uruan trajnerin.
Përpara se të ndante tortën, trajneri Reja i kënaqur nga supriza e ekipit, u shpreh se dhuratën e donte të premten, duke iu referuar ndeshjes me kombëtaren turke, për të cilën ekipi kuq e zi edhe ndodhet në Stamboll.
Reja tha: “Jam në formë të mirë për moshën që kam. Sekreti është se gjithmonë kam ndenjur me të rinjtë sepse jam i ri në mendësi”.
Ai shtoi më tej se ata i dhanë një kënaqësi të madhe me fitoren ndaj Islandës: “Jemi rritur dhe u ndjeva shumë mirë pas asaj ndeshjeje. Kjo gjë më lumturoi pa masë, tani pres edhe një dhuratë në ndeshjen me Turqinë. Jo për vete, por për ju. Është një rrugë e gjatë për të arritur majën, por jemi afër. Jemi në rrugën e duhur”.
e.ll./dita
