Shqipëria në miqësoren me Gjeorgjinë do të përfaqësohet nga disa emra të rinj. Trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi, ka ftuar Elseid Hysajn dhe Erjon Dushkun në miqësoren që do të luhet të mërkurën në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Hysaj është i datëlindjes 1994 dhe aktualisht luan në repartin e mesfushës me skuardrën italiane të Empolit. Në listën e publikuar nga tekniku italian bie në sy rikthimi i Elis Bakajt dhe Gjergji Muzakës, ndërkohë që mungojnë Jahmir Hyka dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli për shkak të dëmtimeve.
Nuk janë ftuar për këtë miqësore sulmuesi Edgar Çani dhe mbrojtësi Armend Dallku. Sfida përballë Gjeorgjisë do t’i paraprijë ndeshjes zyrtare me Norvegjinë, e cila do të luhet në fushën e rivalëve në mars.