Xhani De Biazi ka thirrur 25 lojtarë për ndeshjen kundër Norvegjisë në Oslo, më 22 mars, dhe për miqësoren me Lituaninë, katër ditë më pas. Migjen Basha është midis kuqezinjve, ndonëse ende nuk dihet nëse do të marrë lejen nga FIFA për të përfaqësuar Shqipërinë, pasi ka luajtur më parë me U-21 të Zvicrës. I pranishëm do të jetë Valdet Rama i Real Valadolid, i cili mund të bëjë debutimin si kuqezi që në Oslo, pasi është aktivizuar në dy ndeshjet e fundit të skuadrës spanjolle, madje këtë javë ishte titullar. Ndërkaq, për sa u përket rekrutëve të rinj në skuadër, mungon Ergys Kaçe, ndonëse kohët e fundit është shprehur se do të vishte kuqezi. De Biazi ka bërë disa rikthime në skuadër, që nga Orges Shehi në portë e deri te Hamdi Salihi në sulm, ndërkohë që ishte i pritshëm kthimi i Edgar Çanit, pasi mungoi në miqësoren me Gjeorgjinë. Po ashtu, është zhdukur çdo hije dyshimi në lidhje me praninë e Armend Dallkut, i cili shprehu pakënaqësinë pak muaj më parë për qëndrimin në stol kundër Sllovenisë dhe Kamerunit. Fjalët e tij u interpretuan si kërcënim për bojkot, gjë që më pas u hodh poshtë nga lojtari. Ai është midis të thirrurve, por mbetet i vetmi “ukrainas” në kombëtare. Ahmed Januzi, Kristi Vangjeli dhe Elis Bakaj mungojnë, ky i fundit pasi ka pësuar një dëmtim dy javë më parë. Armando Vajushi, pasi është thirrur më parë në takimet miqësore, tani ka siguruar thirrjen edhe për ndeshjen zyrtare, falë shkëlqimit me Liteksin e Bullgarisë.
Lojtarët e thirrur
Portierë
Etrit Berisha (Kalmar)
Samir Ujkani (Chievo)
Orges Shehi (Skënderbeu)
Mbrojtësi
Lorik Cana (Lazio)
Debatik Curri (Genclerbirligi)
Andi Lila (Jannina)
Mërgim Mavraj (Greuther Furth)
Franc Veliu (Flamurtari)
Elseid Hysaj (Empoli)
Tefik Osmani (Teuta)
Armend Dallku (Vorskla)
Mesfushorë
Odise Roshi (Frankfurt)
Alban Meha (Paderborn)
Emilian Vila (Jannina)
Migjen Basha (Torino)
Ansi Agolli (Qaraback)
Armando Vajushi (Liteks)
Ervin Bulku (Sepahan)
Valdet Rama (Valladolid)
Sabien Lilaj (Skënderbeu)
Jahmir Hyka (Luzern)
Sulmues
Armando Sadiku (Lugano)
Erjon Bodgani (Siena)
Edgar Çani (Katania)
Hamdi Salihi (Jiangsu)

Suksese cuna . Na fusni pak ne emocione sepse na lodhi politika