Kombëtarja turpërohet nga modestët e Luksemburgut

Elton Tafaruci
Shqipëria mposhtet nga modestët e Luksemburgut me rezultatin 2-1 në miqësore.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh, kuqezinjtë nuk arritën që të fitonin në testin final para sfidës përballë Izraelit për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Ndeshja në Luksemburg nisi e mirë për ekipin e De Biasit duke krijuar disa raste për shënim, por pjesa e parë u mbyll në barazim.

Në të dytën, Shqipëria kaloi në avantazh me Roshin duke krijuar përshtypjen se rruga u hap ndoshta për një goleadë, po ndodhi e kundërta.

Fillimisht Luksemburgu barazoi me Turpel në minutën e 63, ndërsa Malget 74′ përmbysi gjithçka.

Në datë 11 qershor Shqipëria udhëton për në Tel Aviv për t’u përballur me Izraelin, ndërsa kujtojmë që ndeshjen e parë në Elbasan e humbi.

Por edhe nëse hakmerret ndaj Izraelit shanset për në Botëror janë shuar me kohë për këto kualifikuese.

Tifozët sfidojnë FSHF: Mafia!

Në stadium ishin edhe grupimi “Illyrian Elite”, pavarësisht se FSHF pretendon se ka ndërprerë çdo lloj marrëdhënie me këtë grupim që pas ndeshjes ndaj Italisë.
Ata kanë postuar foto në faqen e tyre në Facebook nga Luksemburgu dhe nga stadiumi duke ndjekur ndeshjen, ndërsa e kanë cilësuar FSHF si mafia.
Share This Article
1 Comment
  • “Por edhe nëse hakmerret ndaj Izraelit shanset për në Botëror janë shuar me kohë për këto kualifikuese.”
    nëse flasim për shanse!?
    dhe sjellim në mëndje kantona,atë që tha ai kur u tha se shqipëria kishte shanse për europianin,atëherë mund të themi se kemi pasur shanse!!pra shanse matematikore!!por në realitet në këtë grup që jemi!?
    me italinë dhe spanjën dhe se vetëm vëndi i parë kualifikohet direkt,atëherë mund të themi realisht nuk kemi pasur asnjë shans!!asnjëherë!!
    i vetmi shans për ne ishte grumbullimi maksimal i pikëve nga skuadrat e tjera!!edhe këtë nuk ishim në gjëndje ta bënim!!pra mund të themi se jemi në nivel jahstëzakonisht të ulët!!
    ndeshjet tona janë thjeshtë tafti-bafti!!ne hyjmë në ndeshje vetëm me dëshirën për të fituar,kurse mundësinë,për të fituar,ja lëmë në dorë FATIT!!
    ps:nuk ma merr mëndja se mund të “hakmerremi” ndaj izraelit!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *