Kombëtarja U-18 e basketbollit rrëmben medaljen e bronzit

Edona Llukacaj

Skuadra kombëtare U-18 e basketbollit për meshkuj ka siguruar vendin e tretë në kampionatin europian në Divizionin C që u zhvillua në Andorë.

Ata arritën të fitojnë këtë vend pas ndeshjes  kundër San Marinos, e cila u mbyll me rezultatin 66-58.

Ky mund të konsiderohet si një edicion europian shumë i mirë për kombëtaren tonë, pasi në 6 ndeshje, ata arritën të fitonin 5 prej tyre.

Në ndeshjen e ditës së djelë, kundër San Marinos, kombëtarja shqiptare kaloi momente të vështira në dy periodat e para dhe ishte në disavantazh.

Por në pjesën e dytë të lojës, kombëtarja U-18 përmbysi rezultatin duke kaluar në avantazh dhe duke fituar ndeshjen me 8 pikë diferencë.

Lojtari  shqiptar me performancën më të mirë në këtë ndeshje ishte Samuel Skëndaj, i cili shënoi 18 pikë.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *