Kombëtarja U-19 i ka befasuar të gjithë me paraqitjen e shkëlqyer që po bën në turneun “Lazio Cup” duke u kualifikuar për në finalen e këtij turneu.
Kuqezinjtë e Bogdanit kanë arritur ditën e sotme fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur në gjysmëfinale ekipin e Sampdorias me rezultatin 2-1.u19fiton
Golat për Shqipërinë u shënuan nga Pjetri në minutën e 8 dhe Blakcorri në minutën e 28 të pjesës së dytë.
Në finale Kombëtarja U-19 do të ndeshet me përfaqësuesen e Italisë B. Kjo sfidë është përcaktuar të luhet ditën e dielë, 28 maj në orën 10:30.
