Kryetarët tanë

Bora Basholli

Nga Ilmi Qazimi

Kryetarët tanë “Njësha” të viteve 1990-2019, që kanë dalë nga radhët e shtresave amorfe të kohëve pa kohë, të sistemeve pa sistem hierarkik, do t’i renditja, duke ua bërë qejfin,(sepse kanë edhe merita), tek të ndoturit e historisë shqiptare të shkruar. Janë të shumta arsyet, janë të punumërta faktet, janë të skajshme bëmat e tyre individuale dhe me ndikim katastrofik mbi kombin, që mund të ilustrojnë këtë opinion. Në optikën time me sy të hapur, bëjnë përjashtim  nga cilësimi i mësipërm për kryetarët tanë, profesor Mejdani i cili  ishte thjesht honorifik; gjeneral Moisiu (e kish gradë të merituar edhe pse nuk  ia dhanë) dhe prof.Meksi i cili,me aq sa di, qe thuajse rastësor në atë moment me post kryetari.Të tjerët pastaj, “njërin ngrije e tjetrin plase!”

Në qoftë se do të përmendnim emrat e tyre,shumëkujt lexuesi e gjithkund ku mund të jetë, do t’i kujtohen veprat dhe aktet në emër të popullit që kanë realizuar ata kryetarë gjatë kryesimit të tyre rotativ me kohëzgjatje një,dy e tre mandate. Duhet thënë, për hir të realitetit që tregon maja e aisbergut, se kryetar i para e pasprovuar në katër  pozicione kryetari të Shqipërisë kapitaliste, grotesk e ‘glorioz’ është e do të mbetet Sali Berisha. Ai ka hedhur valle zellshëm me çdo lloj muzike e daulle të klikave nxitëse të huaja, në kurriz të këtij populli të papërgatitur mirë për vendosjen e rendit kapitalist. Ai ka fituar deri tani dekoratën, e pa dekretuar ligjërisht por të vendosur ashpër realisht, të pandëshkueshmërisë,  si gradën më të lartë të mundshme. A do ta gëzojë deri në fund vallë? Vështirë!

‘Koncertet’ që po japin këtë vit katërshja e kryetarëve tanë,ku përfshij: Edi Rama,Lulzim Basha, Ilir Meta,  e Gramoz Ruçi, janë vdekjendjellse për kombin. Të katër luftojnë (uf sa shumë luftojnë!U sfilitën duke luftuar!) në emër të popullit. Secili ka formulën e vet të mashtrimit më të përligjur. Më grotesket skena,veprime, pasreflektime dhe tendenca për shpëlarje truri që kemi parë si shikues me moshë deri tetëdhjetvjeçare, janë ato që bën kryetari tërësisht i përvëluar i opozitës, Basha. Më delirantet, gjithmonë pas atyre të Saliut kryetar shteti e kryetar qeverie,kemi parë këto të Ramës,që nga pamja e jashtme deri tek fjalët e qepura, me gjithë arritjet në faqet e gurosura të qyteteve tona,tashmë,me fytyrë europiane. Gojtarì e thurur aq sa edhe përdorim i stërgjatur i vetëm dyqind fjalëve të gjuhës shqipe, cic-micet dhe loja “ma le, ta lashë”,si dhe formula “unë jam i fituar edhe kur kam humbur” mbeten armë të kryetarit Meta. Heshtje  që mund të vlerësohet si shumëkuptimshme dhe qëndrim nën hijen e njëshit- kjo është taktikë e suksesshme e kryetarit Ruçi. Pastaj, me raste, ndodh që kryetarët ndërrojnë edhe të folurën duke kopjuar njeri- tjetrin…Ustallarët,matanë oqeanit,  bëjnë sehir. Sehir të distancuar, habitshëm bën edhe ish-kryetari më liberal i yni, Nano.

Fshatarët duan tokën ta punojnë, rrugën që të lëvizin e të shesin prodhimet, ujë për të pirë dhe qetësi në pronën e vet. Por kryetari ka halle të tjera më të mëdha.Ai lufton për t’u integruar në komunitetin europian!Me që ra fjala: njëri kryetar i tanishëm në një ditë aventurore, i bërë sikur ishte nxehur u tha dëgjuesve të huaj afërsisht këto fjalë:’ po deshët,po s’deshët edhe ne nuk po hyjmë fare në këto lloj negociatash!’ Që të jemi realistë, kjo të kujton atë thënien rrugore: “kur ju,të nderuar europianë, të bindeni se ne shqiptarët jemi gati plotësisht për të hyrë në Bashkimin Europian, vetë ky bashkim do të jetë shkrirë!” Ndërsa një tjetër kryetar  i yni guxoi:”Mos i dëgjoni europianët!”, dhe më tutje:”Pse nuk më dëgjoni mua si institucion,po prisni të dëgjoni ata që akoma nuk janë krijuar”!? Sa mjeranë i kemi kryetarët tanë! Vetprezantim më të plotë për servilizëm të moderuar  nuk gjen!

Në debatin e fuqishëm për të ruajtur vlerat e kombit e së pari Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, si lexues fare i thjeshtë shqiptar, shprehem tërësisht i një mendimi me prof.Xhufin, prof.Zeqon, prof.Milon, prof. F.Tarifa e gazetarin e shquar Xh.Shehu etj. E lidhur me këtë, për qëndrimin ‘indiferent’ ose ‘hidh gurin e fshih  dorën’ të kryetarëve tanë,kam disa mendime. Kombi,në çdo kohë të ekzistencës së vet, kërkon që të vlerësohen gjithmonë dëshmorët, veteranët, heronjtë dhe historia të citohet ashtu siç është bërë,qoftë për burim frymëzimi, qoftë për krenari legjitime apo edhe thjesht fakt legjitim. Kryetarët tanë të katërshes, kanë idera e veprime të tjera: rehabilitojnë  kolaboracionistët si Mitat Frashëri; ai i qeverisë  e bën këtë me tam-tame e kërshëri  ballore (duke harruar se mund të thyejë kokën po vazhdoi më tej), tre të tjerët o heshtin, o “mungojnë në mbledhje”! Para disa vitesh kryetari Sali,pasi hoqi furtunshëm yllin nga flamuri kombëtar, rehabilitoi plotësisht Ahmet Zogun e vdekur me qëllimin monstruoz që të bëhej vetë mbret, por i mbeti kocka në fyt, dhe vijoi më tej sa mundi. Kryetarët tanë të tanishëm provokojnë heqjen e emrit të Qemal Stafës prej Stadiumit Kombëtar dhe heshtin para  propozimit me shkrim që komandantët e dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional Çlrimtare emërtohen ‘kriminelë lufte’. Me shumë marifet, për këtë thagmë antihistorike, njëri heshti, tjetri ‘s’desh të prononcohej’,  një më tej tha: “Mos u merrni me gjëra që kalojnë caqet e kompetencave që u jep zyra ku paguheni!”.  Kryetarët tanë “nuk janë këtu” ose “nuk janë bërë me dije” se një institucion demek” akademi shkencash” (lexo:klub militantësh antikomunistë të ringjallur) ka vendosur që të   kremtojë  në nëntor 2019, “antifashizmin vullnetar shqiptar pa armë e pa uniformë” në vend të 75 vjetorit të fitores së Luftës heroike Antifashiste Nacional Çlirimtare. A ka turp e tradhti më të madhe?Pa le, po edhe katër institucione shkencore postkomuniste dashkan të bëjnë një konferencë tjetër kombëtare për temën “Emigracioni shqiptar në vitet 1944-1990”, ku duan të rivlerësojnë armiqtë e kombit e të socializmit në Shqipëri…Por kryetarët tanë nuk kanë nge të merren me të tilla vogëlsira. Njëri ka marrë malet, tjetri s’gjen kohë sepse ia kanë marrë portalet me përgjigje  për teatrin-estradë  e shekullit dhe zhumilet e plazheve…tjetri do pushojë ca ditë në Holandë(ndonëse ai, me ato që ka bërë e bën, nuk di gjë fare se ka komb shqiptar; ai di vetëm fjalët “Hajdut psikik…Ik” ).Atë më mirë të mos ta ketë asnjë orë më tej as partia e vet në krye e as ne nëpër ekranet televizive!Le të rrijë,po të dojë në Shqipëri, si qytetar i thjeshtë.

Brezi i ri shqiptar kërkon punë, shkollim dhe angazhim serioz qeveritar për jetën e rinisë këtu në atdhe.Por këto nuk garantohen ashtu si gjetiu,ndaj ata gjejnë më të lehtë lëvizjen emigruese. Qytetarët e thjeshtë duan qetësi, punë dhe përsëri siguri jetese. Mjaft më me rrëmuja, vrasje,se nënat  mbetën vetëm me shami të zeza. Biznesi i vogël kërkon ndihmë me fonde e me lehtësira  sa për të filluar aktivitetin, por kryetari i qeverisë me anë të administratës së vet e dërrmon me taksa, tatime e privime.  Disa nga kryetarët tanë të rangjeve të ndryshme kanë kryer lloj-soj aktesh antiligjore, vrasjesh direkte apo si urdhërdhënës të mirëfilltë, por askujt nuk i hyri gjemb në këmbë. Drama më e trishtuar dhe unike është kjo e zgjedhjeve vendore të këtij viti dhe “tos-mallosi” i pashembullt i zhdekretimit të tyre. Nisi edhe mosbindja civile nga disa kryetarë(u thënçin!) të vegjël bashkish që nuk deshën të zhvilloheshin zgjedhje vendore, por kur t’i dojë qejfi kryetarit të PD(lexo: së bashku me kryetarin e shtetit).Dale,dale se ç’do të na shohin sytë më tej!Shfaqje të neofashizmit të skremuar po davariten në efir. A nuk është humor pa  pará ndërrimi i bravës së derës së bashkisë, dhe krevati  për gjumë në një tjetër të tillë? Mirëpo zgjedhjet u bënë!Monò, por u bënë dhe u quajtën të mirëqena nga ‘të mëdhenjtë e kapitalit’…”Tani më tej, ecni siç duhet,siç i kini edhe ligjet”, -thanë ata, që kanë përvojën gjashtëqindvjeçare. Po kujt i thanë se ?!

Pra kryetarët tanë(tek e tek, dy nga dy, një me tre apo kush i pa më tej se si ulen), hanë, pihen, ngrihen dhe zihen. Të tëra në fasadë. Pastaj shahen, shpëlahen, krihen, dridhen,përdridhen dhe dalin në foltore. Flasin, por fjalët iu bien erë…Dalin jashtë zyre, “ulen pranë popullit”, “qajnë hallet”, lodhen këputen, hedhin zaret dhe ndajnë pazaret. Dhe  më në fund thonë: “Ne nuk bëjmë pazar me x e y ?!”Kombi po goditet keqas nga pinjollët  e rizgjuar e të shumëpaguar të kolaboracionistëve dhe neofashistëve, por kryetarët tanë nuk dëgjojnë nga ai vesh. Atëherë, e thënë troç: o kryetarët tanë janë në tavën antikombëtare dhe pro neofashistëve, o kryetarët tanë ruajnë  menderen e tyre…Të dy këto opsione janë një: nuk jemi të aftë që t’ia prishim dot kapitalit të huaj strategjinë për të shkërmoqur Shqipërinë komuniste, sepse ata na kanë sjellë në këto poste. Atëherë, pse ju kemi juve zotërinj kryetarë aty në krye?Vetëm të mashtroni,të dredhoni, të kurdisni  dhelpërira, intriga, batakçillëqe e tradhtira? Po një çikë burrëri a kini ju?  Po një  cep të faqes a e kini më cipë, vallë? Po pse nuk dëgjoni  nga urtësia e popullit tonë që ju ka dhënë votën për të ardhur deri aty? Po një pikë gjak shqiptari a kini ju?

Të dashur lexues, këta janë kryetarët tanë të katërshes institucionale në këto vite të çngjyrosur nga pasojat e bëmave kryesisht të po këtyre kryetarëve. Prandaj edhe u shkon aq shumë një varg i përshtatur prej këngës popullore, të kënduar këtu e tetëdhjetë vjet më parë,në vitin 1939:”Ju more kryetarët tanë,haram e paçi paranë!”

Sa kohë mund t’i durojë kryetarë të tillë populli dhe kombi ynë?!

 

 

 

Share This Article
15 Comments
    • O Ilmi ne shqiptaret e kemi te veshtire te prodhojme burra te ndritur dhe te mencur. Por kryetare te tille prodhojme me tonelata prandaj mos u lodh kot ti dhe ne shqiptaret do te ikin keta kryetare do te na vijne ca te tjere ekzaktesisht si keta dhe ky cikel do te vazhdoje pa fund pra shpresa 0. Normalja ne Shqiperi eshte te prodhojme milet si hajdute,gangestere kriminel,drogaxhinj,zyrtare te lorrptuar,genjeshtare ,intrigante ,kryetare si keta qe kemi me tonelata. Rralle here del ndonje violinist,kengetar,artist i talentuar deri diku. Por te mos harrojme nuk eshte kjo normalja per Shqiperine.

    • Il-miu dhe Qazim aferimi i ka gjetur te gjitha plaget e shqoqerise shqiptare. A thua se ne te tjeret jetojme ne Hene dhe nuk e dime qe nuk eshte bere asgje per Shqiperine dhbe shqiptaret nga qeverite Berisha. Berisha vetem e vodhi, vrau, dhe rrahu popullin shqiptar. Ndersa z. Rama qe po jun ndryshon vendin dhe po e ben Shqiperine lule kritikohet si te ishte Hitleri dora vete. Hajde kunguj hajde. Ju nukm e meritoni Edi Ramen. Ju jeni mbeturina plehrash qe nukm vleni tju hane as derrat e bregut te lumit (qe hane edhe mut por jo juve). Luften clirimtare nuk e mohon kurrkush sepse ajo u be nga vete populli dhe prinderit, dajallaret dhe xhaxhallaret e nenat tona.

  • Me kaq llafe kryetaret tane,sidomos ballisti Rama as qe pjerdh fare!
    Te gjithe keto i dine edhe femijet e cerdheve!
    Eshte mbushur kupa e tradhetise dhe akoma nuk doli nje BURRE SHTETI,te jape kushtrimin “Shqiperia ne rrezik”!
    Armiku pushtues sot eshte PS-ja me ne krye sulltanin Rama!
    Te tjeret jane te vdekur,por te pa kallur!
    Mos harxhoni “fisheket”me te tjeret,por vetem me Ramen!
    Sot ai eshte PUSHTUESI FASHIST, njelloj Mussolini i 7 prillit 1939!
    Shqiptare !
    Zgjohuni nga gjumi se pò ju ha cakalli Rama,mashtruesi dhe antishqiptari me i rrezikshem sot!

    • Ja , zere se e vrame E.Ramen me gjithe zullumet e tij te shumta ballisto – zogiste , por edhe duhet te na thuash se ke te veme ne vend te tij , z. Fenix ! ! !

      • Të vëmë një që s’i është dëgjuar emëri deri më sot edhe ty p.sh.
        Dhe e them pa shaka , mjafton të jeshë i ndershëm .
        Kë do vëmë , kë do vëmë , kjo qënka pengesa , këta mutër deri tani nga dolën -nga rruga dolën dhe rrugaçë mbetën !

  • Mire e ke bere analizen qe keto i kemi si qilim ishtruar, por zgjidhje nuk jep asnje,, te pakten nj formule te kopjuar nga dikushi por qe te na beje pune

  • A ka lindur nena shqiptare sot ndonje Mic Sokoli,Avni Rustemi,Migjeni,Bajram Curri,Vojo Kushi,Qemal Stafa etj?
    Ne se jo ,merrni rruget e botes se Rama shpejt do ta shese Shqiperine!

    • Shumë gjëra i ke drejt.Por Aleksandër Meksi me karakterin malin.Keryeministri që duhet të zbatonte ligjet e të paktën ta mbrojnë Shqipërinë,përkundrazi udhëhoqi shkatërimin e saj.Nën preteksin skam ci bëj,Saliut.Kur kishte di bë të pse nuk dha dorëheqjen por iku kur i futën Dritani dhe qeverisë së tij PRESHIN.Do ta shikoni të ndershmit e Laprakës,buron e Drurit kur të hetohet dhe të mbrohet Sali Berisha në gjyq,për akuzat e nënave të viteve 92 97.Mos i ka mbetur ndonje markë nga lejet dhe shitjet e Rognerit,apo pasurisë që kishte në përdorim Enver Hoxha,Mercedesi,Bibliitekën,peshqeshet e shtëpisë etj.Kështu i përnderëshmi ta dijë që çdo gjë është siguruar si provë që do përdoret.

  • Mic Sokolin e di qe ka lndur. Madje eshte edhe presidenti i Shqiperise,por me nje emer tjeter,i cili quhet Ilir Meta. Faktikisht Ai do qe te behet Mic Sokol,por me fjale,sepse ne realitet eshte nje VEIS KOPACJA ( Malindi) i cili propozoi qe Zogu te shpallet mbret. Dihet foli ne ener te ZOGUT. Edhe Iliri Yne flet qe eshte nje MIC Sokol ,madje hkoi edhe ne Ameriken e Jugut ne KIli . Ai do jete nje Alende,por edhe ketu me fjale,sepse eshte nje Veis Kopace,jo per Zogun ,sepse si Zogu dhe Veizi i kane kthyer kembet nga dielli. Po meqene se Saliu ia ka qefi te behet nje SALI i I , Iliri eshte nje Veis KOpace.. A do ta realizojne ? Sigurisht qe Jo.

    • Mos e shaj kot Ilir kokpacen o Korab se e kemi presidentin me te mire te te gjitha koherave, sipas Rames, biles edhe te rilindur, gjithashtu sipas liderit global.

  • KY ILMI QAZIMI QE BEN BIOGRAFIN E KRYETAEEVE TANE GJAT 19 VITEVE BESOJ DUHET TE JET ANONIM.PASI NUK E KAM LEXUARE NDONJEHERE NE D I T A,NE GAZETEN DIKUR TE PA-ANESHME.
    -UNE SI QYTETAR I PA-ANSHEM MENDOI SE NEPERGJITGESI RROMUZET PER KRYETARET TANE JANE TE GODITURA SIPAS TIJ,POR JO TIMES.PASI NUK JANE TE NJELLOJT NE VEPRIME,BEMA,VJEDHJE E VRASJE.
    -BILES QE KETU DUHET TE ANALIZOHET CDO NJERI PREJ TYRE NE QEVERISJEN E VENDIT,KUSH KA BERE ME KEQ,PSE KA BERE ME KEQ,ÇDUHET TE BENTE,PSE NUK E KA BERE,PSE NUK ESHTE SHKARKUARE,DENUARE,KUSH DUHET TA DENONTE,PSE NUK E KA DENUARE,PSE ESHTE I LIRE,KUSH E KA MBROJTUR DHE E MBRON AKOMA..DHE ME KRYESORJA ESHTE SE ÇFAR DUHET TE BEHET ME KRYETARIN,ISH KRYETARIN,MINISTRIN,ISH MINISTRIN,GJYQTARIN,PREKURORIN,ETJ.
    -QE NE 1992 FILLOI KATRAURA E DREJTIMIT TE VENDIT RRUMPALLHANE:
    -SALIU DHE ESKORTA E TIJ NE PD ME TEORINE E SHKATERRIMIT TE ÇDO GJEJE TE NDERTUARE NE KOMUNIZME..ME UREN E ZJARRIT NE DORE SHKATERROI VENDIN DUKE E ÇUARE NE NIVELIN E 1938.
    -SB ME PRETEKSIN E LEVIZJES SE LIRE TE NJERZEVE..SI GJITHE EUROPA..U BE BADERDIA E KAPJES SE PRONAVE TE TJETRIT DHE NDERTIMEVE PA LEJE-KUTURU,KU U VRANE MBI 3000 NJERZ DHE BADERDIA VAZHDON.
    -SB ME TEORIN “PARAT TONA JANE ME TE PASTRA NE BOTE” SAJOI FIRMAT PIRAMIDALE DUKE U MARRE QINDARKEN E FUNDIT SHQIPETADEVE DUKE I LENE PA BREKE NE PRAPANICE.
    -SB DHA ME KOÇESION MINIERAT,NAFTEN,ELEKTRIKUN,..LEJOI EMBARGON NE DREJTIM TE SERBISE DHE SHITI PER SKRAP ÇDO GJE SIDOMOS ARMATIMIN E USHTEISE SONE MODERRNE.
    -SB KA ELEMINUAEE MBI 20.000 NJERZ NE 19 VITE,140 NE TROPOJE,SI DHE A .HAJDARIN,TREBICKEN,REMZI HOXHEN,XHINDIN,ARBNORIN,GAZIEDEN,SPAHINE,OLLDASHIN..ETJ. BEMAT E THERA..MBI 65 KRIME PO I LE PA PERMENDUR KETE HERE.
    -ZOTRI:PERMENDET GRAMOS RUÇIN NE 4-TERSHE.NUK DI PSE.POR NESE E AKUZONI PER 2 PRILLIN 1991 NE SHKODER,JU SIGUROJ 100 % SE NESE RUÇI DO KISHTE DORE NE VRASJEN E 4 DESHMOREVE SHKODRAN-SALIU NUK DO E LINTE TE GJALLE.
    -TASHME PO VIME TE EDI RAMA,PER TE CILIN PO BIEN ZILE E KEMBORE NE DISA MEDJE KUNDERSHTARE TE TIJ.
    -RAMA SIPAS ALFRED MOISIUT DHE REXHEP QOSES..ESHTE KM ME I MIRE NE 29 VITE.
    .SEPSE RAMA E GJETI VENDIN NE TOKE TE DJEGUR ME BUXGET “0” DHE E RRITI NE 4.5 %.
    -PER RAMEN NUK KA DOSJE TE HAPURA NE PREKURORI PER KORRUPSION..TE GJITHA JANE SHPIFJE TE TIPIT BABALE TE SAJUARA NGA QYTETARI DJXHITALB.
    .RAMA NUK KA VRARE NJERI SI KRYETARET DEJURE E DEFAKTO TE PD.
    .E GJITHE DRSJTESIA NE VEND ISHTE E KAPUR NGA SB DHE KLD TE TIJE NE 29 VITE QEKURSE I ÇOI GJYQTARET E PREKURIRET NE KURSIN 6 MUJOR TE PLEPAVE..E QE EDHE SOT PUNOJNE PER ESKORREN BERISHIANE.KTO GJYQTAR E PREKUROR ME URDHER TE SB VODHEN POPULLIN DERI NE EKSTREM…DHE QE RAMA DHA KOMANDEN “SOS” TE PATNERET ND/KOMBETAR PER TE BERE E DREJTUARE REFORMEN NE DREJTESI.
    -RAMA KA BERE GABIME GJAT PUNES POR JO ME QELLIM TE KEQ PER VENDIN.
    .GABIMI TIJ ESHTE REABILITIMI I M.FRASHERIT.TE TJERAT JANE NJE “0” ME XHUFKE.Nga mallakastrioti jo anonim.
    -Besoj DITA edhe kte here nuk do me botoi..sidoqofte shkruesi do me lexoi.

  • Antifashizmi pa arme dhe uniforme eshte genjeshter e sajuar pas 76 vjetesh se ne Vithkuq Te korces kur u formua Brigada e Pare Sulmuese me komandant Mehmet Shehun kur jane rreshtuar jane veshur me uniforma dhe armatim te sjelle nga misioni britanik Me kete “fakt”historik keta”akademik”i mohojne ndihmen dhe britanikeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *