Kombinat, Rama thirrje demokratëve: Shpëtoni PD-në duke mos votuar Berishën

redaktor

Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me simpatizantë në njësinë nr.6 në Kombinat. Duke shprehur besimin se më 23 qershor, Kombinati do votojë për Partinë Socialiste, Rama tha se pikërisht kjo votë do vendosë fatin e Shqipërisë.

“Vota e 23 qershorit një votë për të vendosur mes shkatërrimit të mëtejshëm të biznesit të vogël dhe të madh që s’ka lidhje me familjen e kryeministrit”, tha Rama.

Kreu i PS-së më tej i bëri thirrje simpatizantëve të Partisë Demokratike, të mos e votojnë Berishën, për të shpëtuar këtë parti.

“PD sot është katandisur në parti familjare që kontrollon pushtetin nëpërmjet votave të vjedhura. Ne do tu kthejmë qytetarëve shtetin që ju shërben dhe ju duhet të gjithëve, shtetin e njerëzve të aftë, jo shtetin e kapur pas interesave të ngushtë të përqendruar në grushtin e një personi”, tha Rama.

Vota e 23 qershorit sipas Ramës do shërbejë për të reformuar shëndetësinë dhe arsimin.

“Kujdesi shëndetësor nuk është mall, ne do ta japim falas për të gjithë. E drejta nuk është mall por i takon secilit me zot e zakon me kushtetutë e ligj, kush ka të drejtë do ta marrë të drejtën e vetë, duke filluar nga qeverisja e këtij vendi me drejtësi. Duam ta kthejmë rrugën drejt humnerës ku ka shkuar arsimi në Shqipëri, që 15% e 15 vjecarëve janë analfabetë funksional që kanë mbaruar shkollën 9 vjecare dhe që se vënë dot atë në funksion. Është edhe një votë dhe për ata që nuk votojnë dot, fëmijët meritojnë shkollim të denjë. Sistemi arsimor një masakër e vërtetë”, tha Rama më tej.

Share This Article
1 Comment
  • A degjuat ? Do ti japin Tapi atij qe punon token.
    Filloi Reforma Agrare si ne 1945.

    Aman vetem ata mos ta marrin se do fillojne nga Vjedhjet e medha.

    Vetem komunistet,bijte dhe nipat e bllokut mos ta marrin qeverine se kane shume kohe pushim dhe do vjedhin si te terbuar( kane dhe kryehajdutin Meta qe do ti mesoje).
    PPSH udhezon :

    – Pronareve ti merret prona dhe florinjte
    – Armiqte ne litar, pushkatim dhe internim
    – Te luftohet Imperializmi Amerikan dhe kapitalizmi
    – Vendi te qeveriset nga varfanjaket, leckamanet e spiunet
    – Njerezit te ushqehen me bar se fondet duhen per arme e bunkere

    dhe per zbatimin e ketyre pikave do te kujdeset:

    – Nipi i Spiro Kolekes
    – Djali i Xhelil Gjonit
    – Djali i trimit Myslym Peza

    dhe shume e shume bij, nipa ose ish kuadrot tone te partise,ushtrise, sigurimit dhe familjaret e pasardhesit e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *