Një komedi që buron prej manisë për t’u hequr ata që nuk jemi (Video)

DITA Online

Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata po luajnë një tjetër komedi me komedinë e tyre “Dy gisht mjaltë”.

Prej dy ditësh publiku shqiptar është bombarduar me titujt e mediave për pjesmarrjen e tyre ne Kanë, në festivalin e njohur të filmit që po zhvillohet këto ditë.

Madje për tu bërë e gjitha më spektakolare ata kanë shpërndarë një video në tapetin e kuq duke ngjitur shkallët e festivalit.

Ajo video duhet parë dhe riparë, jo për faktin sepse aktorit iu morën enkas këmbët, por për mënyrën se si Ermali dhe Elvana impostohen në këtë farsë.

Ideja që kërkohet të jepet është se ata po parakalojnë aty ku shkelin gjithë yjet e filmit botëror që janë pjesmarrës në festivalin më prestigjoz të globit, ose që janë aty të ftuar prej organizarorëve.

Parodia i kapërcen kufijtë e çdo imagjinate.

Të dy shqiptarët kanë ngritur enkas për këtë frakët dhe fustanët e ballos (njesoj si pese valixhet e Jonida Maliqit ne Eurosong) kanë arritur të marrin me qera një kamera, kanë vënë dikënd pas turmës që t’i filmojë dhe me një seriozitet qesharak marshojnë mbi tapet, madje madje, përshëndesin dhe publikun që qëndron në dy anët e qilimit të kuq, sikur francezët apo turistët e grumbulluar aty, jo vetëm i njohin, por edhe çmenden pas famës së dy yjeve shqiptarë.

Kjo komedi e neveritshme që buron prej manisë për t’u hequr ata që nuk jemi dhe nga nevoja për të gënjyer shqiptarët për një famë që nuk ekziston, ka vetëm një të vërtetë.

Po, Elvana dhe Ermali kanë qenë në Kanë.

Por ata nuk kanë pasur ashtu sikurse thuhet aspak lidhje me festivalin.

Ata kanë qenë në një nga aktivitetet e shumta komerciale që zhvillohen përreth tij.

Ai quhet “Le Marshe du film” ku mund te shkojë kush të dojë, pa seleksionim, për të promovuar krijimin e tij.

Kundrejt një tarife, sejcili mund të akreditohet aty, të projektojë kundrejt një çmimi filmin e vet ne salla që nuk kanë lidhje me festivalin, të marrë apo të japë broshura në stenda.

Një abonim ditor për të marrë baxhën e pjesmarrjes në këtë treg vlen 50 euro për çdo person, sipas faqes online të këtij pazari (shiko poshte).

Kjo është dhe komedia e komedisë “Dy gisht mjaltë”.

Ermali dhe Elvana kanë udhëtuar drejt bregut të kaltër, në rivierën franceze për pak tregti dhe për pak turizëm.

Por e gjitha kjo, i është servirur publikut shqiptar si një prezantim i “Dy gisht mjaltë” në Festivalin e Kanës, madje duke shpërndarë edhe video të marshimit karambolesk të protagonistëve mbi tapetin e kuq. (Lapsi.al)

v.l/ Dita

Share This Article
12 Comments
  • Ahh po keta nuk i ben njerez as paraja qe fitojne…
    Po pse kane nevoje per keto sjellje katundaresh, mashtrime 5 leksha?
    Ket Ermalin e dija djale te squt po ky qeka aq k… sa hiqet si VIP dhe mban cadren vete ne dore.
    Mamaqiuuu, o mamaqiuu kana-kar i Rames, shifi pak VIP-at e vertete.
    Kane truproje o mamaqi budalli ua mbajne ata ne evente te tilla cadren.
    Ah me ke flas dhe une

  • Aty jo te gjithe jane fàe talentit, nje pjese e mire paguajne qe te futen, deri tani ky nari ka bere njerezit te qeshin me gomarlleqet e te tjereve, tani jo te tjeret po gjithe Shqiptaret qeshin me keta palaco, kur njethundraku vesh kostum dhe mundohet te duket vip kjo nuk do te thote se eshte njeri.

  • asgje per tu cuditur .
    jane brenda normales se asaj shoqerie .
    cfar bejne me shume kta se politika ?

    kjo o bota e shqiptareve sot .

    politikane fallso ( tradhetar hajduta perder shkerdhata prostituta )

    ne universitete po ashtu kudo e gjithcka eshte fallsitet

    qe nga Doktorraturat Titujt e Diplomat
    te Epokes se Tallavi-zimit te shoqerise shqipcare
    pra jane brenda Normes Shqiptare

    ne shqiperi konsiston gjithcka mbi fallsitet e prostitucion

    ne cdo fushe .
    ne tv media institucione vetem ajo funxionon

    prostitucioni
    kta duhet te vazhdojn mendoj un
    aty ku e kan len .
    ke Dy Gisshti ,

    e serote e tjera te jen me te avancuara
    te ket skena Porno

    per aq kohe sa Morali i asaj Shoqerie

    eshte mbyllur ne Bodrumet e erreta te shkerdhatas politike .

    yxhyyym puto e putatina

    se jeni duke ju afru shume fisit te majmunit

  • O Milet I keq

    As Elvana dhe as Ermali nuk ju kane theneqe kane qene ne festivalin e filmit ne Kane. Ata kane pranuar qe jane ne Kane. Te gjithe ju idiotet keni nje tapet te kuq, keni bere “lidhjen”ne trurin tuaj dhe jenim nxituar te “demaskoni” mashtruesit.
    Cfare kane dashur te bejne ata te dy me kete “montazh”?

    Te tallin bythen me ju idiotet !!!!

    • Cone Artisti,

      ok , ti i mirkton artin e ktyre komikeve .

      por ,

      a nuk te duket pak imorale , nga kto lloj VIP-ash

      qe; (siedhe ti e thekson ne fund te
      komentit tend si artiste )
      qe ky cift kaq sexi ne pamje ,

      Te tallin bythen me ju idiotet ?!

      pra me shqiptaret desha me then ?!

      Cfar modeli Arti eshte ky ?

  • Cone Artisti,

    ok , ti i mirkupton artin e ktyre komikeve .

    por ,

    a nuk te duket pak imorale , nga kto lloj VIP-ash

    qe; (siedhe ti e thekson ne fund te
    komentit tend si artiste )
    qe ky cift kaq sexi ne pamje ,

    Te tallin bythen me ju idiotet ?!

    pra me shqiptaret desha me then ?!

    Cfar modeli Arti eshte ky ?

  • Te ishin vetem keta dy palacot dhe qenie te vogla meskine,qe kane uzurpuar televezionet tona,demi do ish i parendesishem.
    Por televezionet albanistanase te panumerta,kane ne pergjithesi fytyren shpifarake,vulgare dhe ndyraqe si te ketyre dy funderrinave.
    Besoj e keni konstantuar,qe simvjet dhe ne eurovision si ne asnje vit tjeter,fqinjet na qendruan larg,duke mos na dhene apo dhene pike minimale,megjithse kenga dhe kengetarja ishin shume te mire.
    Ne me keto paraqitje,neper keto dekada ku vazhdojme te ekspozojme se pari urrejtje te verber per njeri tjetrin deri ne asgjesim,shoqeruar me shpifje ekstreme,korrupsion,injorance,pafytyresi dhe egersi shpellare,jemi me te izoluar se kurre nga bota e kulturuar perendimore.
    Ne jemi shndrruar ne monstra dhe si te tille,na pelqen te rrime dhe te ndihemi mire keshtu sic jemi,veshur me veset ekstreme njerzore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *