Sot Europa është më e dobët. Ndërsa Britania aspak më e fortë, në mos edhe më e dobët se Europa që ka dobësuar. Të dyja bashkë, pavarësisht nga njëra – tjera tanimë, përballen me paqartësinë dramatike të së nesërmes.Nëse Europa nuk e di çfarë e pret politikisht, me efektin e mundshëm zinxhir të ikjes, Britania aq më pak mund të jetë e sigurtë për atë që vjen. Sepse ata që deshën të qendronin në BE ishin rinia, Londra, Irlanda dhe Skocia. Kjo e fundit e ka shpallur menjëherë hapur ambicien e vet, per t’u shkëputur nga Britania me një referendum të ri dhe per t’u integruar si shtet i pavarur në Europë. Në Irlandë janë ripërvijuar sa hap e mbyll, vijat e vjetra ndarëse dhe zëri që thërret për shkëputje është ngritur lart.
Në Londer ka nisur firmosja e një peticioni, për shpalljen e pavarësisë nga Britania(!). Nëse ky peticion s’mund të merret seriozisht si ndonjë hap real drejt shkëputjes nga trupi i Anglisë, nuk mund të mos merret seriozisht çarja e madhe që tregoi vota popullore, mes lokomotivës së ekonomisë britanike dhe vagonave të gjysmës së fundit të trenit të saj – të cilët peshuan më shumë në votimin e djeshëm. Gjithçka mbetet për t’u parë, po çka nuk ka diskutim është se nesër në mëngjes, Britania e Madhe nuk do të gdhihet as më e fortë dhe as më e qartë.
Se cili do të jetë reagimi politik i Brukselit dhe se sa është në fakt, Brukseli, i aftë për ta pasur një reagim real, kundër inercisë që e udhëheq tanimë prej shumë vitesh, në një rrugë gjithnjë e më pak inspiruese për popujt e Familjes së Bashkuar, edhe kjo mbetet për t’u parë. Po hëpërhë, deri kur reagimi do të vijë, nëse do të vijë ndonjëherë, Europa është sot më shumë se dje një mish për topat e ekstremistëve të djathtë dhe lëvizjeve antipolitike, që dinë kë nuk duan, po s’kanë asnjë aftësi për të kuptuar dhe lëre më pastaj për të bërë atë që duhet.
Shqiperia në këtë mes nuk do të hynte fare, nëse nuk do ta fusnin qoftë edhe pa e thënë, në këtë valle, interesat e atyre që këtu nuk duan shtet, nuk duan ligjshmëri, nuk duan reformat e sakrificat që kërkon zhvillimi real. Po duan veç pushtetin që kanë humbur apo privilegje gjithëfarë që s’duan t’i humbin ose përfitime që nuk u takojnë.
Nuk do të hynte në këtë mes fare Shqipëria, sepse për ne nuk ka asnjë rrugë tjetër nga kjo e integrimit europian, për t’u bërë një shoqëri që bashkëjeton me ligje, funksionon përmes institucioneve dhe zhvillohet mbi disa vlera, parime e rregulla të gjithëpranuara. Të cilat, pa Europën, pa kaluar përmes “ferrit” të procesit të integrimit europian, ne nuk do të ishim kurrë të aftë t’ia impononim vetvetes, në këtë fazë të historise sonë.
Çka dua të them është se, edhe nëse parashikimi për fatin e Europës së Bashkuar, do të ishte sot shkrirja e plotë e saj pas 5 vjetësh (çka unë nuk e besoj se do të ndodhë as pas 5 e as pas 10 a më shumë vjetësh sidoqoftë), ne duhet të vazhdonim të luftonim çdo ditë për t’u bërë anëtarë të saj. Sepse për ne, rruga e kësaj lufte nuk është rruga për të shkuar aty nga të tjerët duan të ikin, po e vetmja rrugë për t’u bërë shtet modern, duke fituar hap pas hapi, betejat e transformimit jetik të vendit e të shoqërisë sonë!
Ne nuk jemi Britania e Madhe, një shtet solid që kërkon një rrugë të re, krejt të panjohur edhe për atë vetë. Ne jemi një popull europian në mes të Europës që ende s’kemi shtetin tonë europian. Të cilin mund ta ndërtojmë, vetëm duke vazhduar në të vetmen rrugë të njohur, atë të Bashkimit Europian.

Me vjen keq yi pranoj komenyin kur me ka genjyer me premtimet e pambajtura Anglia mund te kete mare vendim te jetojne me nje nivel me te ulte Por vendimet dhe veprimet e qeverise suaj qe shumica e shqipetareve te ikin nga nuk e dise ku pergjigju kush eshte me e keqja Fjala jote s eshte as pik uje ne oqan por mbush legenet e njioranteve te koruptuareve dhe cdo te zgjoj kriminelet
Mos u merzit, o Edvin! Anglezet nuk te degjuan, po thuaj ishalla te degjojne amerikanet. Se po fitoi Donald Trumpi ne nentor, e vetmja rruge qe te mbetet eshte te zesh mik Putinin dhe te syrgjynosesh ne stacionin hapesinor. Ti bashke me Soros kusarin dhe bashke me grupin e 99-teshave
Po zoti gjeneral i ushtrise se dhjere i ke rene pikes me kete teori prej debili, edhe vet sala apo licua nuk do e kishin qare kaq bukur.
Ne kemi 25 vjet qe degjojme genjeshtrat tuaja. Nese evropa eshte drejt shkaterrimit dhe ne nuk kemi ku te shkojme, kjo nuk ka se si te jete nje humbje per shqiptarin e thjeshte, per fshatarin qe ne kohen e evropes ende punon token me parmende, per bariun qe nese do te mbaje frymen gjalle do i duhet ta kaloje jeten e tije ne pyll, per qytetarin qe nese nuk i ka ecur emigrimi apo large qofte ka pasur ndonje operacion shendetesor ne familje nuk do te munde kurre as per 10 breza te bjeje nje apartament per femijet e vet, dhe do punoje tek matrapazet e jetes se njeriut qe e kerkojne cdo dite ne pune 12 orareshe per 200 mije leke te vjetra ne muaj – dhe pushim i lene nje te djele ne cdo dy muaj sa per njerezillek.
Per popullin shqiptar nuk ka me asnje humbje se rrezohet evropa apo se i del tymi apo flaka. Ne do te kishim humbje vetem nese kjo gjendje e semure e evropes do te ishte ne kohet kur shpresa jone per integrim ishte ende gjalle. Por ju shpresen e shqiptareve per tu bere evropian e keni varrosur ketu e 20 e ca vjete me pare keshtu qe nuk kane se c’humbasin me shqiptaret.
Po, jame dakord me ju ne nje pike, qe klasa e maskarenjeve, e atyre qe e vrane ate shprese dhe atyre qe si rilindja me ty ne krye i zbukurojne varrin me artikuj te tille shpreses se vrare, ata/ju duhet te jeni me te frikesuarit nga gremina evropiane. Sepse jane dy gjera te ndryshme qe te vdesin shpresat dhe te fiken edhe dritat pas asaj vdekje. Tani qe po diskutohet per fikje dritash beni vend e futuni se shqiptaret do dine se ku dhe se si do kerkojne llogari. Apo kjo eshte dhe arsyeja e krtij artikulli zoti rilindas??
Se ju jeni finoker, si thoshte edhe enveri,dhe e dini ju qe kur gremina evropiane ti fiki dritat shqiptaret do e kuptojne se rruga dhe destinacioni i vetem paskane qene dhe jane ligji dhe demokracia ne vendin e tyre. Dhe ju e dini mire si jepet llogaria para nje populli, e mbani mend mire kohen 97es ju. Pra ju pi u ze frika e nje rilindje te vertete ne shqiperi qe pasi tu ket futur shqelmat betheve pisanjozeve te PD dhe maskarenjeve te PS e LSI qe i jane ngjitur ne ketij populli ne trup si kerrpushe qe fryhen me gjakun e tije, do ndezi driten evropiane ne shqiperi.
Shpresoje qe evropa nese ka per tu shperbere te shperbehet sa me pare, se na keni care kaptinen si zarbat per kaq vite me radhe ju njerez te pa shpirt dhe te pa seder qe nderroni ftyra sa here qe behen zgjedhje dhe dilni si kaposhet mbi kavalete te mutit pas tyre.
O LIDER BOTEROR.
KETE VIT KE CAKTUAR 20 MILION DOLLAR PER MOBILIM ZYRASH.
PO 20 MILION DOLLAR ESHTE ENERGJIA ELEKTRIKE QE U KOMPENSON TE VARFERVE.
PUNO MORE MUT, ME ATO ZYRA QE KE, E MERR RROGEN NGA TAKSAT TONA DHE DO TE PUNOSH SIPAS KUSHTEVE TONA.
PO NUK TE PELQEU SHKO NE TE SAT EME (QE TE RILINDESH EDHE NJEHERE).
O KRIMINEL, DO TE PERGJIGJESH PER KRIMET QE PO I BEN KETIJ POPULLI.
Ti, Arben, qe nga fjalori qe perdor, qe nga gjuha shqipe se si e shkruan, dukesh se kush je dhe sa te vlen lekura. Nuk ke kellqe ti te matesh me Edi Ramen, prandaj mos e ndot gazeten me pseudokomentet qe ben. Edi Rama eshte vertet njeri me vizion, gje qe, njerez si ti, as qe mund ta perfytyrojne, jo me ta kuptojne dhe ta zbatojne.
Nishan – mu befsh Kurban .
Edvini Yt Visionar ????????????????
Mos bre Nishan , mos mos se na Zuri Barku :
Ashtu si na zuri me Saliun e Ilir – Integrusin .
Ke rene ne DASHURI O NISHAN me Te gjatin ??
Mos , Mos o Njeri ,
Dashurohu me Demokracine , Me mirqenien e Familjes Tende , Me punen , DrEJTESINE E PAQEN .
Ndotja me e madhe vjen prej INJORANCES .
Mbaje veten mo Bur e mos e lesho keshtu ,
Nje cope buke do ta hame gjith sesi .
Respektin Edvini duhet ta Meritoje ,
E jo ta kerkoje me Prapagandat Boshe .
Shqiperia duhej te ishte bere, por ju, politikanet e korruptuar te pas nentedhjetes, e shkaterruat per interesat tuaja te ngushta personale. Ikni ju. Hapini rrugen zhvillimit te shqiperise dhe Shqiperia do te behet, me ose pa Bashkimin Europian. Merr guximin te thuash kete te vertete dhe largohu ti i pari dhe merr me vete edhe gjithe te tjeret, politikane te korruptuar dhe e lini popullin te marre fryme lirisht. Leri komentet per politiken e madhe boterore, mos u fry kot si gjel.
O Skizoinjorant, u bere ti ti japesh mendje Britanise.
Ik rregullo Shqiperine se ke dy vjet qe mban vetem fjalime e ske bere asgje o trap.
OKB-ja duhet te hape gjyqin per tere nomeklaturen 25 vjet per tradheti te larte ndaj atedheut-Ndryshe ky vend pas shperberjes do krijoje probleme per rajonin.KETA NUK JANE VETEM ANTISHQIPETARE POR HAJDUTE DHE HAJVANE QE FLASIN PER BE KUR NE JEMI 25 VJET PA SHTET!
Bravo Edi, dalja e Britanise nga BE eshte pikerisht i antipolitikes dhe levizjeve populiste te papergjegjeshme per fatet e popujve. Thirrjet ekstremiste-nacionaliste vetem u sherbejne grupeve kriminale per te marre pushtetin dhe te lozin me te sipas interesave te tyre. Pastaj referendumi eshte fituar 51 me 49, nje rezultat shume i ngushte dhe qe eshte ushqyer nga kriza ekonomike, emigrantet dhe ekstremizmat. Shqiperia na gezon qe po perpiqet te kryej reformat e saj me shume sakrifica por me vendosmeri. Eshte fakt tashme qe ne tregjet nderkombetare obligacioni ALBANIA rreshtohet me shtetet me te fuqishme te botes, sikur te ishte nje shtet i BE.
Zoti Kryeminister, rregulloni punet tona ne Shqiperi dhe mos qani hallin e Anglise, apo kaloresit se si i varen kembet, se ne jemi sot nje vend pa asnje rregull elementar shteti dhe administrate dhe pretendojme te behemi antare te BE-se!!! Anglia dhe anglezet qe kan komanduar dhe i kan dhene mend botes dine c’bejne, por ne ketu s’po dime c’bejme…vec loje kungulleshkash 25-vjete!!!! Mos na u hiqni si udheheqes Evropian por behuni njehere drejtuesi i denje i Shqiperise dhe tundeni kemboren qe ju kan varur mire jo t’jua tundin te tjeret-gjoja-aleatet !!!!
Efekt zinxhir? Wow! Se paska patur dhe efekt me hallka, kete s’na e priste mendja. Thoni te kete ngatarruar zinxhirin me dominone? Nejse, kjo thjesht sa per nxemje.
Nja dy pyetje do te doja t’i drejtoja “profetit” te rrugetimit ne te ardhmen.te BE-se nga njera ane, dhe interesave jetike te Shqiperise nga ana tjeter.
Meqe ka folur shume per nevojshmerine e ndertimit te nje shteti modern, pikesepari doja te dija prej tij, se…
1.) Cilet jane konkretisht ata uzurpatore te institucioneve shteterore , te cilet per te mbrojtur interesat e tyre personale apo kolektive, jane bere dhe po behen akoma shkaktaret kryesore per paralizimin e ndertimit te strukturave te nje shteti funksional, ku forca dhe e drejta ligjore te sundojne mbi krimin e organizuar dhe anarshine?
2.) Cilet jane konkretisht ata kasape dhensh, te cilet i kundervihen ne heshtje apo me dhune, reformimit te nje sistemi drejtesie, i cili do t’i sherbente me se tepermi qellimit, qe cdo qytetar i RSH-se dikur ta ndjente veten po aq te barabarte para ligjit, sa dhe gjithe qytetaret e tjere te vendeve te BE-se?
3.) Cilet jane konkretisht ata brekeshqyer, te cilet nuk pranojne te kryen keto reforma, per shkak se i druhen si humbjes se pushtetit ekzistues, po ashtu dhe humbjes se privilegjeve qe u mundesoi plot tete vite me radhe pushtetmbajtja me “kthetra te pastra”?
4.) Duhet apo jo, sipas konceptimit te “shtatlartsis”, qe keta keqberes te pergjigjen ne nje te ardhme sa me te afert, para nje trupi te pavarur gjykues, per te gjitha mekatet dhe demet qe i kane sjelle vendit dhe popullit?
Sot Kameron deklaroi doreheqjen e tij, vetem e vetem sepse e ndjente detyre morale, dorezimin e postit me te larte drejtues, pas referendumit pro BREXIT te popullit britanik.
5.) Sa i mundshem do te ishte aprovimi prej shtatlartsis se tij i idese se shumeperfolur, per perzgjedhjen e presidentit te vendit me ane te nje referendumi popullor,
dhe e fundit…
6.) A do te kishte dhene doreheqjen si kryeminister i bendit shtatlartsia e tij, nese do te ishte vene ne te njetat pozita si kryeministri britanik? Jo? Dhe pretendon pastaj te mos kesh te njejtat prefrenca si paraardhesit e tu?
Nje analize e shkelqyer e nje burri europianist, i cili ka vizion, ka kulture, ka endrra. Njeriu qe nuk enderron nje te ardhme per vendin e vet, dhe ajo eshte Europa e Bashkuar, eshte i paafte te drejtoje, jo me nje shtet, por as nje familje. Pergezime per frymen optimiste qe percjell tek shqiptaret me analizen e vet. Pavaresisht nga qente qe nuk rreshtin se lehuri, siç jane edhe disa nga komentuesit e sotem, Shqiperia ka te ardhme ne Europe.
Edi Rama mos u konsumo shume me thirrje andej-ketej politikes boterore per servilizem.
Thirre kunder Brexit dhe ja rezultati
Mos thirr si idiot kunder Donald Trump vetem per hir te matufes Merkel.
Se pastaj nuk ka vend te fustani i saj ku te fusesh koken.
Z.Rama ju lumt per analizen.Je k/ministri me i mire ne keto 103 vjet pas I.Qemalit,pavarsisht qenerise berishiste qe te sulmojne.Pema qe ka kokrra ne maje-qellohet.Nese beni edhe reformen ne drejtesi,do mbaheni mend si K/ministri me reformator i ketij vendi,ndonse me kosto elektorale,qe do te thot se ju nuk punoni per sigurimin e karriges K/mnistrore,por per ndertimin e vendit nepermjet reformave qe kerkon BE,duke zhdukur pasojat 25 vjecare te qeverisjeve RRUMPALLE.Populli e di se kush nuk ja do te miren ketij vendi.Do ishte mire qe te behen zgjedhje te parakioheshme NQS nuk behet Revorma e drejtesise dhe,mesaduket SB e ko nuk e votojne kurre ate..!
Meteh
provo te pish kamomil !
Po te duket GAMORI – PRIFT :
a MAN mo , po pse EDVIN DO TA SJELL DEMOKRACINE Ty mo ?????
Tobe – straFullah JahRebi !
Na Myten Fshataret – Me inteligjenc te bleme te GABI .
Mos u Lodhni kot me BQ e politikes se Albanistanit.
Keta mezi po presin qe t’ju vene nen hyqem si Erdogan dhe per 50 vjet te tjera,sa te marrin situaten nen kontroll mire,pasi te Shohin qe EU nuk po mban mend ku ka lene breket e veta,e jo me te gjeje breket e Shqiptareve ku i kane!!!!!
Shqiperia ka qene,eshte e do te jete nje KOPESHT ME FERRA.
Prisni se skeni pare gje akoma……
Edi Rama eshte si puna e Don Kishotit te Mances qe matet me mullinjet e eres.Ju nuk keni qen i afet te ndertoni familjen tuaj e jo ti apesh mend Europes.Shko more trap se ja nxive jeten vendi more idiot.
Dikur ne rruget e Tirones ka ekzistuar nje ese per problemin qe e shqeteson kryeministrin se:Kur te hyje Shqipëria ne BE vendet anetare te saj do te kerkojne te largohen.E ky moment ka ardhur i dashtun kryeminister!Shqiperia duhet te hyje nje here ne Shqiperi e me pas te kerkojme te hyjme ne Europe!Sa per Britaniket ka gjasa qe ky vend te mbetet vetem me dy shtete Angline me fundin e princit Karrrl dhe Uellsi.Shtetet e tjera do te kerkojne shkeputen njehere e pergjithmone nga kthetrat e “Brukselit Britanik” si vete Britaniket kunder Brukselit!Vota e se Merkures evidentoi edhe nje here qe Europa me moshe te re eshte plakur para kohe nga keqperdorimi e manaxhimi i disa qoseve si Junker e mjekercjapeve pa idenitet si puna e Shulsit,ndaj edhe ky votim evidentoi dy gjera te rendesishme:Beitaniket votuan jo kuder Europes por kunder Brukselit dhe e dyta qe Lufta e partive te djathta pa sens treguan qe jo vetem humben Europen por edhe Britanine e Madhe duke e kthyer tashme kete si Serbia me Malin e Zi!Populli thote qe kush shkon per b…the e ha ne m…the!