Përgjegjësinë për tmerret e sundimit nazist duhet ta mbajnë të gjithë ata që jetojnë në Gjermani pa përjashtim, mendon kryeredaktorja e Deutsche Welles, Ines Pohl. Sepse kjo nuk ka të bëjë aspak me fajin individual.

Kaloi një kohë e gjatë derisa Gjermania pranoi se është një vend emigrantësh. Shumë madje nuk e pranojnë, se nuk është vetëm pasurim kulturor, kur njerëz nga e gjithë bota që jetojnë e punojnë në Gjermani. Po të kemi parasysh zhvillimin demografik, qytetarët e fuqisë më të madhe ekonomike në Europë nuk do ta mbajnë dot standartin e tyre të jetës pa fuqinë punëtore dhe kompetencën e njerëzve nga vende të tjera.
Jo të ngrirë në tmerrin e së shkuarës
Sot, 74 vjet pas çlirimit të kampit të shfarosjes Aushvitc, është një ditë e mirë për të menduar, se çdo të thotë të imigrosh në Gjermani, të jetosh apo të synosh pasaportën gjermane. Një ditë e mirë për të aktualizuar edhe njëherë, se pse tek miratimi si vend imigrimi kërkon rregulla ta qarta, të panegociueshme. E në këtë pikë ka një qëndrim gjerman të përgjithshëm, që nuk vihet asnjëherë në dispozicion, që nuk pranon kompromise: Gjermania mban përgjegjësinë për vrasjen e të paktën 6 milionë hebrenjve. Mban përgjegjësinë për vdekjen dhe dhimbjen e disa miliona të tjerëve në kontinentin europian e përtej. Kjo histori e Gjermanisë nuk kalon kurrë, nuk mund të harrohet, duhet të mbahet gjallë, me ditë përkujtimore si kjo e 27 Janarit. Por vështrimi pas nuk do të thotë ngrirje në tmerrin e së shkuarës. Ai duhet drejtuar përpara e gjithmonë duhet të jetë i lidhur me pyetjen – çfarë duhet bëjmë ne sot për t’iu përgjigjur si duhet kësaj përgjegjësie?
Pikërisht sepse të mbijetuarit e fundit, por edhe kriminelët e fundit po ndërrojnë jetë, duhet të gjejmë rrugë të tjera për t’ua sjellë afër këtë përgjegjësi të rinjve, votueseve e votuesve të ardhshëm, vendimmarrësve politikë të së ardhmes. Sa më shumë kohë të kalojë nga epoka e sundimit nazist, aq më e vështirë do të bëhet mbajtja gjallë e rëndësisë që ka kjo përgjegjësi për të tashmen.
Përtej kufijve partiakë
Prandaj është i rëndësishëm dhe i duhur informimi në shkolla, ekskursionet e klasave në kampet e shfarosjes dhe përqendrimit, por edhe në fushëbeteja si Verdun. Është e rëndësishme dhe gjëja e duhur që të gjitha forcat politike e demokratike, përtej kufijve partiakë të bashkohen për të luftuar urrejtjen ndaj hebrenjve dhe antisemitizmin.
Por po kaq e rëndësishme është t’ua bëjmë të qartë atyre që imigrojnë sot në Gjermani, apo ata që jetojnë këtu, por që të parët e tyre nuk e jetuan këtë fazë të errët të historisë gjermane, – të gjithë ata që jetojnë sot në Gjermani duhet të jenë të gatshëm ta marrin këtë përgjegjësi. Sepse kjo nuk ka të bëjë aspak me fajin individual, por me vetëdijen e Republikës Federale Gjermane. E kjo duhet pohuar qartë në këtë 27 Janar.

Ines Pohl – Kryeredaktorja e Deutsche Welles
v.l/ Dita

Z.Ines Pohl – Kryeredaktorja e Deutsche Welles.
Gjermania e ka ndjere pergjegjesin per krimet e cfarosjes njerezore duke i damshperblye shtetet e pushtuara nga Hitelri.Po qe asht e nevojshme te kerkoje te falur moralisht asht.Dhe nuk ka mungue deri dhe me artikullin qe shkruani Ju dhe ne lexojme dhe komentojme.
Do ishte teper e dobishme te shkruaje per neofashizmin e ri te Ballkanit me kryeqender Beogradin.Qe jo vetem nuk jap llogari por kerkon me cdo menyre dhe shitje mendesh te detyroj boten ti plotesoje pretendimet.Kur keto jo vetem krime cnjerezore.Por ka rrufatur dhe pasuni monetare dhe teper te larmishme ne forma e mundesi te tjera.Nuk ka pas krematorium.Por ka varre masive te zhytuna ne gropa te thella,krimet e tyre teper cnjerezore duke mos i lane mangut atyre te Hitlerit.
Per kete sensabilizo boten qe t’ia mbledhin shkjaut te Beogradit te rrije urte dhe ti ktheje pasunin te gjithe vendeve qe i zgrapi me gryken e armeve.
Ou, nuk paskan marre pak leksione nga ramizmi qe rehabiliton tradhetaret dhe kolaboracionistet e nazizmit?
Gjermanet jane i vetmi popull qe njoh une qe vertet kane mesuar nga historia. Edhe per 1 milion te huajt qe pranuan njeheresh pati debat por konstruktiv. Diskutojne si te zgjidhin problemet, jo si te hane kokat, prandaj punet ju shkojne me mire se gjithe te tjereve dhe prandaj nuk bejne kompromise me ekstremistet
cfare kuptimi ka perkujtimi i holokaustit,
kur cifuteria po ben sot ne mes te dites holokaust
me nje popull te tere palestinez.