Hajde Shqypni hajde. Stadiume shartuar me pallate. Por dhe qytetarë që duan të futen në mbledhje ministrish si në kafe.
Shqypni me halle. Gjithsekush ka estetikën e vet dhe krahasohet lundra me Londrën, bostani me Bostonin, Rrogozhina me Romën.
Herë tjetër mbledhjet e KKRT MRBSHT LSGUVZSH t’i bëjnë në stadiume me nga tre milionë vetë. Të bëhen si pazari i Korçës…
Kurse për aleancën shtet – pasanika të pasuruar nga shteti edhe kur ndërtojmë ta zëmë stalla lopësh, afër tyre të ngreme edhe ndonjë pompë karburanti thjesht për të dorovit biznesin.
E bukura Shqypni. E mencura Shqypni.
Jemi që jemi në kafe a nuk ngjitemi ca për muhabet lart në qeveri !!! Se atje po lind një estetikë e re që bashkon stadiumin me pazarin, lulishten me betonin, bunkerin me teatrin.
Lesh arapi. Nuk kuptohet nëse burokracia prodhon rezistencë apo rezistenca legjitimon burokracinë. Punët e shtetit u bëkan nëpër hotele. Kurse opozicioni qytetar të përmblidhet: Më lër të kaloj të them atje lart diçka që nuk them dot këtu poshtë.
Pse nuk bëjnë mbledhje të KRMTSH në kat të dytë dhe një mbledhje e RKKPLMPNPQSSHRT në kat të parë, të dyja me transmetime live!
Deqi e merr vesh moj Shqypni blogjesh anonime paguar me lekë korrupsioni.
Pse biznesit i del me leverdi të ndërtojë një kulle mbi çati stadiumi kurse investimit publik po e njëjta kullë i del me humbje. Hajde ekonomi hajde.
Neser do te shkojme pa ftuar ne dasma….

Ishin pese qe me Berishen behen gjashte! Keta jane kamikazet e Berishes! Jane paguar nga Berisha dhe jane akoma ne listen e tij! Peshtirosje!
Filozofi e gjallë besa nga një filozof Shqup.i,,,!
Prape me te njejten gjuhe Artan Fuga?! E po qenka gomar e shkuar gomarit! Keta bijte e udheheqjes komuniste si Artan Fuga, Genc Pollo, Genc Ruli etj etj me ne krye kryekriminelin Sali Berisha , nje gjuhe kane: ate te urrejtjes , vjedhjes dhe krimit. Distancohuni nga keta bastarde!