Ai që kishte besuar se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të shpallte në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York një propozim të ri rus kompromisi për konfliktin e Sirisë dhe që të paktën në retorikë do të distancohej pak nga sundimtari sirian, Baschar al Assad, ai duhet të ndihet i zhgënjyer. Presidenti i Rusisë e bëri të qartë në fjalimin e tij se një koalicion i mbështetur nga Moska në OKB kundër milicëve terroristë të Shtetit Islamik mund të ekzistojë vetëm me regjimin e Assadit.
Vetëm me Assadin
Dhe jo, Putini nuk e lë të bjerë Assadin – tani jo, e ndoshta jo edhe në të ardhmen. Nuk e lë të bjerë për hir të parimit. Sepse Putini – kështu thotë – është kundër çdo përzierjeje të jashtme në punët e brendshme të një shteti. Pas kësaj nuk qendron vetëm shqetësimi për partnerin e Rusisë në Lindjen e Afërme, Assadin, por me këtë ai kundërshton padyshim edhe çdo kritikë perëndimore për sistemin e tij të diskutueshëm të sundimit në Rusi.
Vetëm sa për protokollin: me dënimin e qartë të një ndërhyrjeje të jashtme Putini natyrisht që nuk ka parasysh aneksimin jo sipas së drejtës ndërkombëtare të gadishullit ukrainas Krime nga Rusia dhe separatistët e mbështetur nga Moska në Ukrainën Lindore.
Me qëndrimin e tij, Presidenti Putin e detyron Perëndimin të bëjë në krizën e Sirisë një zgjedhje midis murtajës dhe kolerës: ose SHBA dhe Evropa e pranojnë Assadin si partner faktik në luftë kundër terroristëve të IS. Me këtë do të stabilizohej jo vetëm regjimi i sundimtarit sirian, por do të avanconte dukshëm edhe roli i Rusisë si lojtar global në politikën botërore. Izolimi i Rusisë nga Perëndimi si sanksion për përzierjen ruse në vendin fqinj Ukrainë atëherë do të thyhej.
Ose të vazhdojmë si deri tani
Nëse nuk do të ketë dakordim me Putinin, situata e tanishme në Siri mund të vazhdojë pa ndryshim: lufta vrastare në Lindjen e Afërt do të dëbonte miliona njerëz të tjerë – ndoshta para së gjithash në drejtim të Evropës Qendrore. Dhe për opcionin e tretë – angazhimin plot rreziqe të një fuqie perëndimore masive me trupa tokësore në Siri pa një mandat të OKB-së – për këtë deri tani askush nuk ka dëshirë të mendojë me zë të lartë në kryeqytetet perëndimore.
Të gjitha këto nuk janë zgjedhje të thjeshta për Perëndimin, i cili nuk ka dëshirë ta pranojë krejtësisht dobësinë dhe pafuqinë e tij. Kohët për veprime unilaterale të SHBA në Lindjen e Afërme gjithsesi kanë kaluar, gjë që e bëri të qartë edhe Presidenti Obama në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Vetem se Putini do lloce ne Siri bashke Assadin ne nje lufte qe do e coje ne gjendjen e luftes ne Afganistan.Hyr Putino hyr se ke per t’ja nigju zerin me vone fyellit te Nastradinit.Me pelqen llocja ruse ne Siri, hajt pra dili zot Assadit.
ALLAHU EKBER.
RReziku i terrorizmit Islamik i kercenohet botes sot si terrorizmi bolshevik ne 1917.Kane nje shtet,qe po e shpallin parajsa islamike mbi toke.Kane lider qe do te jete Stalini i islamikeve.Me 5 jevgj e 6 katunare, popullit ateist shqiptar i imponohet altoparlanti xhamise.Ja sa shume jane ne gjendje te imponojne !Imponim i erresires mesjetare te shkretetirave te arabise,popujve me te prapambetur te botes.Shkelet me kembe kultura dhe shkenca,tradita dhe perdhosen monumentet e njerezimit.Neqoftese nuk veprohet sot neser do te jete vone.100 vjet bolshevizem shuan jetet e shume brezave,Presidenti i SHBA qe ka sot pergjegjesine per fatet e shume kombeve,le te ktheje mendjen tek gabimet e tij.Bota e civilizuar mos ishte me mire me diktatore te popujve te tyre Sadam,Gadafi,Assad dhe pa ISSIS?