Pas vrasjes së krye-gjeneralit iranian, Ghassem Soleimani në Bagdad nga një sulm i papritur me dron i SHBA-së të gjitha shenjat flasin për një përshkallëzim të mëtejshëm. Gjendja është mjaft e rrezikshme.
Betimet për hakmarrje të regjimit të Teheranit dhe aleatëve të tij tashmë janë artikuluar, aksionet e dhunës janë të pritshme – situata shumë shpejt mund të dalë jashtë kontrollit.
Aleatët e SHBA-së si Izraeli dhe Arabia Saudite, por edhe Libani e në radhë të parë Iraku do të ndjejnë pasoja të rënda.
Duke nisur që nga sulmet e përgjakshme ndaj personave, shesheve apo institucioneve e deri tek sulmet ndaj çisternave apo linjave gaz e naftësjellëse e po ashtu nuk përjashtohen as sulme me predha ndaj aleatëve të SHBA-së, sepse Teherani vrasjen e Soleimanit mund ta konsiderojë vetëm si poshtërim dhe një shpallje faktike të luftës.
Teherani as që mund ta përballojë për arsye të politikës së brendshme që ta lerë pa iu kundërpërgjigjur këtij veprimi.
Irani mundet, por jo detyrimisht duhet të aktivizohet vet ushtarakisht. Ai posedon – jo vetëm falë aktiviteteve ushtarake dhe të shërbimeve sekrete të Soleimanit vitet e kaluara – një rrjet mirëfunksionues mes grupeve të ndihmës të armatosura mirë në rajon: nisur që nga milicët pro-iranianë në Irak e Siri e deri tek Hisbollahu libanaz e rebelët Huthi në Jemen, që prej kohësh ndodhen në konfrontimin e drejtpërdrejtë me rivalin e Iranit, Arabinë Saudite e po ashtu armik i shpallur i Izraelit si dhe me SHBA-në.
Vrasja ishte një gabim politik
Me Soleimanin u hoq qafe koka drejtuese operative e pushtetit dhe politikës iraniane të ekspansionit në rajon.
E për ta thënë në mënyrë neutrale, është më shumë se sa vetëm e habitshme, që regjimi në Teheran gjeneralin e tij më të rëndësishem për botën e jashtme nuk mundi ta mbrojë nga një sulm i tillë.
Por edhe në Lindjen e Afërt dhe të Mesme askush nuk është i pazëvendësueshëm, as edhe Ghassem Soleimani si shef i brigadave Al-Kuds: rrjeti i ndërtuar prej tij nga Irani i milicëve besnikë në rajon mund të mbetet i aftë për veprim dhe i rrezikshëm edhe pa të, një pasues i gjeneralit ndërkohë është caktuar.
Trump i jep mundësi Teheranit
Soleimani ka merita ushtarake në luftën kundër “Shtetit Islamik” (IS) në Irak dhe në siri. Por ai ishte dora e zgjatur e regjimit, që e mbështet terrorin dhe sundimin me dhunë brutale.
Nuk ka arsye të të vijë keq për këtë njeri – megjithatë vrasja e tij politikisht ishte një gabim.
Donald Trump si president i SHBA-së dhe kryekomandant i forcave të armatosura të SHBA-së me këtë jo vetëm rrezikon luftë në të gjithë rajonin, prej nga ai gjoja do t’i tërheqë trupat e vendit të tij.
Por ai riskon edhe krijimin e një efekti solidariteti anti-amerikan e anti-perëndimor në rajon. Kjo rrezikon tani edhe lëvizjet demokratike të protestës në Irak, në Liban dhe po ashtu edhe në Iran, ku mund të shuhen protestat politike, që direkt ose indirekt drejtohen edhe kundër qeverisë në Teheran.
Nëse ndodh kështu atëherë është pikërisht Trumpi u ka shërbyer direkt interesave të Teheranit.
Deutsche Welle

regjmi iranian per nje kohe te gjate ka qene shqetesim per vendet perendimore, para se te reagoje fort , Irani duhet te shohe shembullin se ne cfar gjendje eshte Iraku
Po ti moj Deutsche Welle,po i meson terroristat islamike se ku te cfryjne egersine?
Do zbarkoje Ushtria Amerikane dhe do ti benje kasht e koqe Ajatollahet,me keq se Sadamin.
Si Iraku do ta psojne.
Amerikanet do ti hane Nutin Iranit sic po ja hane Afganistanit
po të nisemi nga pozitat e paqes!?ka shumë mundësi që të jetë kështu”“Nuk ka arsye për keqardhje por kjo vrasje ishte gabim i rëndë politik””,por,po të nisemi nga pozitat e luftës!?
ka mundësi që të jetë një provokim i pastër e i thjeshtë që thotë:
-po pate bythë lëviz!
-ose mos ha mut kot se ta bëj më keq!!
varet nga disa faktorë,dhe këta janë pak në duart e iranit e shumë në të amerikës!!
1 milion irakian te vrarë
1 milion sirian te vrarë
Prej kur shkeli cizmja USA pas 2001.
Këto po që për dw janë vrasje të mira.
Po kurdët që vret Erdogani?
Të duken miza dhe nuk i fut në llogari?
Po sa ka vrare more aman.
Nja 700-800 veta qe ju kundervune me arme
ushtrise turke ne siri.
Ne fakt ka te drejte Pompeo kur thote se eshte i zhgenjyer nga europa per operacionin kunder soleimanit. Pa nje ndikim amerian ne europe e azi, vetem lufte do kete. Gjakrat i kane te nxehur nga konfliktet shekullore qofte europiane ashtu edhe aziatiket. Prandaj une besoj se cdo operacion amarikan i mirmenduar si ai kunder solejmanit eshte ne te mire te njerezimit.
Shtet ta hangsha synin. Kur doni me ba komente edhe per Iranin mos aman.
Gabim politik??? Ka erdhur koha qe sic thote edhe ajo fjala e vjeter ” Ketu mejdani, ketu jatagani”. Iranianet e kane hedhur shurren shume perpjete duke futur hundet ne lindjen e mesme. Ky plehra qe ngordhi eshte arkitekti i njemije e nje te zezave jo vetem per rajonin, por edhe per vete Iranin. E krrujten vete kur vrane kontraktorin amerkan dhe kercenuan se do te vrisnin amerikane te tjere. Mirepo erdhi Lalai me dajre prapa….
Vrasja e kryegjeneralit me mënyrë terroriste , është akt terrorist. Në Europë është hequr dënimi me vdekje, edhe në Shqipëri, ndërkohë Km Edi Rama përshëndeti ekzekutimin pa gjyq te Funksionarit nr.2 te Iranit, ndersa DW e kritikon dhe nxjerr konkluzione te drejta per pasojat .
Arsyeja e këtij akti , sipas Trump dhe aparatit të tij propogandistik :
– E ekzekutuam se po pregatiste akte terroriste kundër amerikanëve në Irak !!!!!!!
Bushi shkatëroi Irakun, pasi kishte parë ëndër armët kimike të Sadamit. Kur e pushtuan nuk gjetën gjë. Kështu edhe Trump pa ëndër se do të vriteshin shtetas amerikanë, dhe egzekutuan si mafiozë krygjeneralin e Iranit : – Pa vendim gjykate, pa vendim senati, pa qene ne gjendje lufte te shpallur zyrtarisht me Iranin, dhe e kryen ne nje shtet tjeter, ne Irak, duke vertetuar se ky shtet, pra Iraku, tashme nuk eshte me shtet Sovran, por de facto eshte shtet i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, dhe Qassem – nr.2 i Iranit kishte shkelur hapsiren toksore te ShBA-se, te nje prej pronave te Saj.
Nje Cmenduri, qe KM yne Edi Rama e pershendet . Sa poshte qe kemi rene. Edhe ne jemi si Iraku, ne mos me keq : Nje shtet i kapur, aspak Sovran, lebel i ShBA-se dhe BE-se.
Kuptohet që ky akt terrorist i Trump-it i hodhi benzinë shteteve të lindjes. Ditë të rënda do të vijnë për popujt dhe shtetet e tyre. Edhe sikur të vetpërmbahen, nuk mund të vetpërmbahen agresorët.
Shpresoj tek reagimi i shtetasve amerikanë , dhe qytetarëve të Europës, duke kundërshtuar fuqishëm këtë akt dhe politikë agresive aspak njerëzore të Trump.
O Ilir, cfare uji pi ti mer lal, me gaz apo pa gaz?