Komentet e Trump për Malin e Zi dhe Shqipërinë, ja si reagon NATO

Leda Hysa

NATO reagoi pas komenteve të Donald Trump dhe hijeve të dyshimit që ngriti ai mbi nevojën e mbrojtjes së Malit të Zi, qytetarët e të cilit shefi i Shtëpisë së Bardhë i përshkroi si “shumë agresivë”.

Traktati që ne kemi firmosur, tha një zyrtar i lartë i aleancës për agjencinë e lajmeve DPA, është i pakushtëzuar dhe nuk e luan as topi, duke rikonfirmuar kështu moton “sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve”.

Në një intervistë televizive, Presidenti amerikan ngriti pikëpyetje mbi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e shtetit të vogël ballkanik në rast mësymjeje.

Moderatori i “Fox News”, Tucker Carlson e pyeti Trumpin: “Përse im bir duhet të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë vend nga sulmet” dhe Presidenti iu përgjigj: “Të njëjtën pyetje kam shtruar dhe unë vetë”.

Gazetari më pas i thotë: “Tani, nuk është se unë jam kundër Malit të Zi..apo Shqipërisë…”

Trump ia kthen: “Jo, por ata janë njerëz shumë agresivë. Dhe mund të bëhen akoma më shumë dhe urdhëro, ja ku e ke Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo është e padrejtë”.

Mali i Zi është anëtari i 29 dhe më i ri i aleancës ushtarake, së cilës iu bashkua qershorin e vitit 2017. Sipas të dhënave zyrtare, ai paguan për mbrojtjen rreth 1,66% të GDP-së dhe me një popullsi prej vetëm 620 000 banorësh, kontribuon në luftën e Afganistanit me më shumë trupa për frymë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Lajm i cunguar qe shtremberon realitetin. Presidenti Trump ka kerkuar kontribut te gjithe anetareve te NATO, mos mbahen me kontributin amerikan por te shtojne buxhet per mbrojtjen e aleances. Sepse nga nje ane ulerasin per “rrezikun rus” e nga ana tjeter me Rusine kane marrveshje ekonomike qindra miliardeshe. Trump ka kerkuar asgje me teper se shtim te kontributit ne aleance te Gjermanise Merkel qe ble gaz rus e akuzon Trump per aleance me Putinin. Europa pa USA ka dhene prova qe nuk vepron dot. E provoi ne Bosnje, ku per vite u be arene lufte e asnje nuk pati bythe te nderhyje der kur u angazhua USA. Po ashtu ne Kosove. Mos ish kontributi amerikan, keto europianet e NATO sot do kishin akoma Miloshevicin partner politik.

  • ” Europa pa USA ka dhene prova qe nuk vepron dot. E provoi ne Bosnje, ”
    ke të drejtë!!
    por në bosnje nuk provoi gjë!!bëri vetëm llapa llapa!!
    në të vërtetë e provoi në libi!!pas 10 ditë sulmesh nuk kishin më municion!përkatësisht rraketa!!
    për pagesën më të madhe dhe për një ushtri të njehsuar europiane unë jam i një mëndje me tramp,ai nuk ka folur për ushtrinë europiane!!
    europa ka nevojë të bëjë një ushtri të vetën dhe jo të mbetet në dorë të dëshirave të politikanëve të çdo shteti!

  • o legen president ,po jeni ju qe ngelet duke pushtuar shtete dhe rezuar qeveri vetem per nafte ,dhe pa mbeshtetjen e natos evropes ,s do kishet bere asgje sepse do dukej tamam pushtim,dhe pse shqiptaret duhet te marin gjithe duhet te shkojne per ju ne irak apo afganistan ,,dhe le mos te harojme per ata kinezet apo 4000 sirianet qe si pranoi asnje shtet i evropes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *