Komentuesit e kritikojnë për veshjen në Trieste: O zog gomari. Ja si i përgjigjet Rama

Gazeta Dita

Komentet mbi veshjen e kryeministrit Edi Rama vijojnë edhe pas fushatës elektorale. Pas çitjaneve, bluzave trendi dhe sportive, radhën duket se e kanë atletet.

Kryeministri kishte zgjedhur një palë atlete të bardha në samitin e Triestes të veshura me kostum zyrtar. Kaq kanë dashur komentuesit dhe e kanë ‘bombarduar’ me kritika.

Disa prej tyre madje thonë se diskutimi për atletet heq vëmendjen nga çështje të tjera më të rëndësishme, e ka nga ata që shpërthejnë edhe në fjalor të rëndë.

Por Rama ka një përgjigje për të gjithë, sot nuk jemi në komunizëm dhe askush nuk mund të vendosë për veshjen e tjetrit.

LEXONI REPLIKAT
Komentues 1: Në vend të atleteve të bardha, të mbaje në dorë një shami të bardhë…Fundja, po shkon të dorëzosh Shqipërinë te serbët, nën një Jugosllavi të Re, se Europa e bëri të qartë. Nuk ka më zgjerim. Do të vazhdojë të marre trurin nga ky vend, duke lënë këtu budallenjtë që vazhdojnë të votojnë të barabartin mes tyre!!
Edi Rama: I shkreti ti, qenke rëndë mos rri shume në diell ose mbaj një çadër të bardhë

Komentues 2: Shumë e shëmtuar paraqitja juaj me atlete zoti kryeministër.
Edi Rama: Shije-shije kjo dynja shija shijes nuk i ngja

Komentues 3: Ai ia arriti qëllimit. Ne diskutojmë për atletet e tij të bardha e jo për atë se çfarë u diskutua dhe çfarë u vendos në të mirë të shqiptarëve.
Edi Rama: Në fakt s’është aspak ky qëllimi im Ermira, po s’është as faji im që ka akoma njerëz që i gënjen mendja si në kohen e diktaturës se mund të bëjnë stilistin e të tjerëve

Komentues 4: Ik o zog gomarit gjoja të bësh ndryshimin…s’ke turp kostum me atlete dhe të bardha madje…o gomar po të kishe mend sa je i gjatë do ishe ndër më të zgjuarit e botës po kështu si je ti na turpërove të gjithëve…ishalla nuk del ndonjë dit b**jashtë në publik se për në plazhe nuk e ke problem ti…
Edi Rama: Hahahaha o Gjon, nuk të ka mbetur as ty dhe askujt tjetër të përcaktojnë si vishem unë, ka vdekur ajo kohë bashkë me komunizmin

Komentues 5: Ju që po ju pëlqen veshja e këtij me kostum dhe atlete të bardha, a mundeni të më thoni a e keni veshur qoftë edhe 1 herë e vetme këtë lloj veshje për veten tuaj?!!
Edi Rama: Po pse duhet të jenë veshur të tjerët kështu që të vishem edhe unë si ata o zog?

Komentues 6: Po të paktën ti merrje të zeza mo atletet
Edi Rama: Po pse, unë s’jam veshur në vendin tënd, ti kur të vishesh merri të zeza.

Share This Article
9 Comments
  • PO PSE Ç’FARË KENI JU QË E KRITIKONI,DO VISHET AI SI DONI JUVE,APO SIÇ DO VETË ?.
    PASTAJ JU SIKUR I DINI TË GJITHA,PSE NUK MERRNI NJË HERË INISIATIVËN TË PYESNI-SE BËNI SIKUR JENI TË GJITHË KOPETENT-PRA TË PYESNI A KA NDONJË MESAZH RAMA QË VISHET ME KËTË KOMBINIM ?,OSE TA PYESNI VETË RAMËN,MASE U JEP NDONJË MENDIM-ORE Z.K/KRYEMINISTËR, PA NA THUAJ TË SHKRETËN SE NE SHQIPTARËT VUAJMË SHUMË TË MERREMI ME PUNËT E TË TJERËVE,SE Z’DIMË Ç’FARË TË BËJMË-PSE JE VESHUR ASHTU? SE JU NGELËT DUKE MËSUAR K/MINISTRIN,THUAJSE E DREJTONI JU SHQIPËRINË DHE JO AI.
    OSE HAPNI NJË RUBRIKË SI KËJO E IMJA TANI:
    ZOTI RAMA ËSHTË VESHUR ASHTU SEPSE AI DON TË THOTË -SE UNË ZONJA E ZOTËRINJ VIJ KRYEMINISTËR NGA FUSHA E SPORTIT TË BASKETBOLLIT,DHE KAM PËR SYNIM TA “HETH” SHQIPËRINË TIME NË KOSHIN E RRJETËS TË BASHKIMIT EUROPIAN-KËSHTU THEM UNË,TANI JU MERRUNI ME MUA JO ME KRYEMINISTRIN,JEPNI EDHE JU NGA NJË MENDIM,SE TË PAKTËN KËSHTU SHKATHTËSOJM PAK TRURIN TONË TË MYKUR.
    DAKORT? ATËHERE FILLOJMË……….

  • I qajne hallin kaloresit se i varen kembet.
    Perpara Edi Rama.
    Ne Shqiperi duhen shekuje qe te zhduken injorantet.
    S’ka buke ke shpia e vete ei shan tovolinen kojshis.

    • Mjere ne per injorantet qe kemi. EDI RAMA vishet si ai e ka per zener dhe sipas shojeve te tij. Askush nuk mund ta gjykoje tjetrin per stilin e veshjes dhe te jeteses. Rama eshte KRyeministri me trendi ne Evrope dhe kjo na ben krenar. Injorante dhe turkoshake mos fusni hundet tuaja te qelbura ne shijet e kryeminstrit apo cdo njeriu tjeter. Mbylleni gojen!

  • Jojo jo.Rama nuk ju tregon te verteten: angela i tha nuk i paska paske harruar kepucet te shtepia, kurse Macroni po shqiptar eshte ky,ku di kusherini i Leonardes cka eshte nje samit ,e ka ngateruar me ato samitat e stambolit..

  • KY lettuce haste orator Te pines let Te dale nude, pot me settee perfaqson sheetin we buy ka ka lens kristaqi.
    Idiot we buy respecting as perfaqsuesit e there.
    Welcome egoceneist I legit Te demur edgy we stupid Te flash per Trina e Keri solitary per burger e kardashians.
    I admire njeri

  • ahahahahah!!!
    Mire ky kryeministri qe eshte komplet kar por akoma me shume jane keta derdimenet dhe keto sharabajgat qe e mbrojne!!
    o njerez te trashe, nuk po i thote njeri ketij boles se gjate qe vishu keshtu e vishu ashtu. Thjesht ky debili duhet te kuptoje qe kur shkon neper takime te nje natyre te tille, ku perfaqesohet shteti shqiptare, ka nje etik ne veshje, ne diskutime, organizim, dhe ne shume gjera te tjera. Kryeministri ne jeten e perditeshme apo qofte dhe ne parlament le te vishet si te doje, te fusi dhe nje presh ne byth dhe ti jape perpara, nuk ka problem se i ka dale turpi atij. Por kur shkon ne takime te tilla te pakten te na perfaqesoj denjesisht per sa i perket veshjes, sepse per mendje eshte komplet vari karin.
    Se po te qe ndryshe, te marri me vete heres tjeter dhe Mandin e Nishtulles si keshilltare per kulturen dhe ti fusin nje tallava te dy, se gje tjeter nuk i ka ngelur.

  • “Edi Rama: Hahahaha o Gjon, nuk të ka mbetur as ty dhe askujt tjetër të përcaktojnë si vishem unë, ka vdekur ajo kohë bashkë me komunizmin”
    jo mor pallosh jo!!
    në të vërtetë komunizmi nuk ka vdekur sepse nuk ka lindur,por atë që ne njohim ne si komunizëm!?para,diktaturën!!
    ti do të na bësh që ta vlersojmë,në retrospektivë,si demokraci!!
    ti je më keq se diktatura socialiste që bënte çdeshte dhe askush nuk merrte vesh gjë!
    ti shkon e firmos këtë e atë sikur të ishe ndonjë monark absolut!!
    atletet dhe shijen tënde futi atje ku të hyjnë,është puna tënde,por përsa kohë na përfaqson të gjithëve,vishu si vishen të gjithë!!
    kameruni i anglisë,pasi dha dorheqjen ishte veshur si vishemi të gjithë,por deri atë ditë?!vishej si kryeministër!!
    si kryeministër ai përfaqsonte britaninë e madhe,si kamerun përfaqson vetveten dhe askush nuk i gjykon shijet(përveç këtyre debilave gazekarucë shqiptarë)!
    renci po e njëjta gjë!
    e dimë që je koqe kandari,por mundohu ta mbash veten!!
    dhe në këto ndeshje në facebook!!
    dukesh si i biri i beut që do të gjuante penalltinë se topi i shte i tiji!!
    idiot!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *