Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, me një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, ka reaguar mbi kërcënimet ndaj tij, të pretenduara se janë bërë pak ditë më parë, ndërsa ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për këto kërcënime. “Rama po instalon regjimin e heshtjes. Kërcënimi i Ramës filloi që herët me shprehjen “s’keni parë gjë akoma”. Pak ditë më parë Edi Rama ka hedhur hapin tjetër, të kërcënojë opozitën, konkretisht mua si kreu i PD-së”, tha Basha. Ndërsa e konsideron opozitën si të vetmen shpresë për të nxjerrë vendin nga tuneli i errët ku e ka futur, sipas Bashës Kryeministri, kreu demokrat tha se opozita e tij “është e vetmja shpresë për të nxjerrë vendin nga ky tunel i errët ku e ka futur Rama”. Por ndjekësit e tij në Facebook nuk e mbështesin.
Shumë prej ndjekëse i shkruajnë se kjo është një inskenim për të bërë pak opozitë kur të mungojnë idetë. “Z.Basha nuk ishte e udhës që të tregohesh kaq qaraman dhe të thuash se të kanë kërcënuar. Mirë që e shpike po nxore dhe një deputete duke e bërë lolo në faqe të botës. Ti e di më mirë se të gjithë që krimi nuk të kërcënon, ai merr porosit dhe vepron, siç bënit ju tetë vjet rresht. E mban mend, deputetin Xhindi askush nuk e kërcënoi dhe e hoqën qafe,
gjyqtarin në Vlorë askush nuk e kërcënoi dhe e hodhën në erë. Kreun e PDK-së në Shkodër askush se kërcënoi dhe e vranë në prit. Edhe ty nëse do kishin qëllime s’do të kërcënonte askush por mos u bëj qesharak”, shkruan Remzi Ramizi në faqen e Bashës. Komenti u fshi nga administratorët e faqes disa minuta pasi ishte postuar. Në emër të “fjalës së lirë” edhe kjo?!

Vetem Gita e babit ja kthen kesaj kellire buzeqeshjen…shkoni harpagoni i bashkis.
A e kupton Rama se heshtja e tije e le kete guakun pa bere politike.
se ky politik i thot thash e themeve.
fiks
Mendoj se ky trim duhet lene ne vetmine e tij e askush te mos ia vershelleje per ato qe sajon e deklaron, se , dihet, kush ka mizen nen kesule, do te kruaje koken. Edhe ky trim i madh e di qe ka vrare dhe i friket hakmarrjes, si Lady Makbeth…
Dhe hakmarrja nuk do vonoje ….ajo do behet duke respektuar ligjet dhe jo siç bene ata me vrasjet.Kete e di Luli prandaj ai nuk qesh dot por vetem ngerdheshet
Si u hodhen ne ere ne Gerdec qindra njerez, mes tyre femij e gra, po 21 janarin e ka harruar Lulushi?! A s’ishte ai ne krye te forcave te rendit qe derdhen plumba mbi popullin, e e lane me gjake sheshin ku protestonin hallexhinjet, qe ata i quajten ” kokepalare”/// Turp te kene, nuk thone asnje llaf per hajdutlleqet e tyre e krimet qe kryen, e tani ulerijne per te krijuar mjergull… Perse?! Sepse ujku mjergull kerkone. Perse e merrni meqafe kete vend e popull??? Ju zente haka e tyre!