Komisioneri Publik tërheq ankimimin për prokurorin e Krujës

Leda Hysa

 

Komisioneri Publik ka tërhequr ankimimin e bërë nga vetë ata për prokurorin në pension të Krujës, Sulejman Tola.

Kërkesa për të tërhequr ankimin e bërë nga Komisioneri Publik është prezantuar në Kolegjin e Posaçëm e Apelimit dhe më datë 10 korrik 2018 do të shqyrtohet në dhomë këshillimi.

Komisioneri Publik është institucioni që mbron interesat e publikut në procesin e Vettingut dhe ankimon çdo vendim siç dhe në rastin e zotit Tola të cilit ju ndal vettingu pas dorëheqjes që ai bëri për shkak të pensionit.

Bazuar në vendimin numër 4, më 23 mars Vettingu për Tolën u ndal, por komisioneri publik kërkoi të rihapet ky proces dhe pas më shumë se 2 muaj po komisionerët janë tërhequr nga kjo kërkesë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • ……paraja, paraja, ja u dhjet burrnine dhe mustaqet ketyre legenave qe kekojne te bejne Vetting dhe me gjasme mbrojne interesat e shkewlura dhe te te dhjera te publikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *