Komisionerë nën hetim, krahasojini akuzat ndaj tyre me pashallarët “tanë”

Leda Hysa
1148304323

Disa anëtarë të skuadrës së Ursula von der Leyen duhet të përballen me drejtësinë.

Një nga emrat më të rëndësishëm të listës, Sylvie Goulard, ish-ministre e Mbrojtjes e Francës dhe ish-deputete e Parlamentit Evropian.

Ajo akuzohet se ka punësuar me fonde të BE-së asistentë për partinë e saj në Francë. Së fundmi, ajo u mor në pyetje nga policia e Nanterrës lidhur me këtë çështje.

Vetë Von Der Leyen është nën hetim për një sërë konsultash në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, të cilën e drejtoi për disa vite, konsulta, të cilat janë dhënë “pa kontrollet e nevojshme”.

Rovana Plumb, e nominuar komisionere për Transportet, disa herë ministre në Rumani, akuzohet se ndihmoi liderin e partisë së saj socialdemokrate për një marrëveshje imobiliare.

Listës i shtohet edhe i nominuari për komisioner të Agrikulturës, polaku Janusz Wojciechowski.

Ai po hetohet për parregullsi në rimbursimin e shpenzimeve të udhëtimeve gjatë kohës që shërbeu si deputet i parlamentit të Unionit, nga 2004 deri në vitin 2014.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Po PPP e Rames qe per 2 km jepen 40 milion euro ne nje shtet ku shumica e popullit vuan per buken e gojes dhe kryeministri do te mburret para botes se po nderton vepra gjigande te tipit “kombinati Celiku i partise”, ndersa populli germon kazanet e plehrave per te siguruar buken e femijve!?

  • Po AMAN o hetues te BE-se,

    PO SI E HARRUAT HAJDUTEN VLLAHUTINI QE KOMUNISTJA MOGHERINI E HODHI ME PARASHYTE NE PREHEREIN E EDVIN DROGES?

    dhe:

    Sapo zbarkoi ne Tirane puna e pare qe beri kokekuqja Vllahutini e komunistes Mogherini ishte qe te vidhte 5 meleone euro ne mareveshje me Samir Mane Albanezin duke mashtruar me cmimin e nje vile ne Farke taksapaguesit fakire evropiane dhe me pas ndezi driten jeshile bashke me Ambasadorin e panerum Lu per kanabizmin total te Shqypnise nga Edvin Droga si kurre me pare ne histori.

  • Keta jane kokrra e hajdutit,ju mi quani pashallare ! Sheik po, ka kuptim,ti thuash pashallare eshte ofendim per ata,
    tregon mos respekt per “sukseset e arritura” !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *