Jonathan Hill, komisioneri evropian i Britanisë në Bruksel është bërë “viktima” e fundit politike e votës së Britanisë së Madhe për të lënë BE-në.
Gjatë ditës së sotme ai ka njoftuar se do të japë dorëheqjen.
“Nuk mund të vazhdoj më detyrën, jam i zhgënjyer nga rezultati i referendumit”- ka thënë ai.
Hill i cili ishte një aleat i ngushtë i kryeministrit David Cameron, kishte argumentuar se Britania e Madhe duhej të mbetej në BE.
