Komisioneri Hahn largohet i zhgënjyer nga Shkupi

Saimir Lleshi

Pas 12 orëve bisedime në rezidencën e BE-së në lokalitetin Përzhino në Shkup nuk ka pasur asnjë rezultat, edhe përkundër pranisë dhe ndërmjetësimit të eurokomisionerit për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johannes Hahn.

Në orën 04.00 të mëngjesit doli i dëshpëruar nga takimi, duke dhënë pak shpresë se mund të ketë rezultat gjatë 20 orëve të ardhshme nga grupet e punës të partive politike. Hahn ka udhëtuar rreth orës 05.20 të mëngjesit drejt Brukselit, për shkak të agjendës së tij diplomatike.

“Jam shumë i zhgënjyer që nuk arritëm të realizojmë një marrëveshje të shkëlqyer për të gjitha palët. Unë nuk do të jem këtu, por ekipi im do të punojë që marrëveshja të realizohet. Nuk do të ketë afate te reja”, theksoi komisioneri Han.

Ai shtoi se ky dështim në negociata do të mund të ketë reflektim edhe në procesin e eurointegrimeve, pasi që edhe pak ditë pritet të publikohet raporti i progresit dhe nuk dihet se a do të ketë rekomandim për nisjen e negociatave me BE.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *