Komisioneri Hahn: Shqiptarët do të shohin frytet e reformës pas 2-3 vjetësh

Elton Tafaruci
Në një intervistë ekskluzive për ABC News, komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit Johannes Hahn tregon për takimin e Këshillit të MSA-së BE-Shqipëri, që zhvillohet sot në Bruksel, ku këtë radhë Shqipëria do të përfaqësohet në një nivel më të lartë, me prezencën e kryeministrit Edi Rama.
Johannes Hahan tregon më gjerë këndvështrimin e tij për reformën e drejtësisë, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend. 
Nesër zhvillohet Këshilli i Asocim -Stabilizimit BE-Shqipëri, ku do të jetë prezent edhe kryeministri shqiptar. Çfarë prisni nga ky takim?

 Johannes Hahn: “Partite politike në Shqiperi kanë hedhur një hap tê madh, duke aprovuar unanimisht reformën e drejtësië, e cila është njê reformë e paprecedentë edhe për vendet e tjera nê rajon. Të gjithê shqiptarët mund tê krenohen me aprovimin e kêsaj reformë, pasi janê ata që e kanë kêrkuar.
Kjo është  pa diskutim një temë të cilën ne duhet t’a diskutojmë në mënyrê pozitive, por tani hapi i rradhës ështê zbatimi i reformës. Kjo ështê sfidê e vêrtetë. Duhet të diskutojmë  kur do bëhet sa shpejt do bëhet dhe kur mund tê presim rezultatet e para. Kjo ështê dhe arsyeja që justifikon që diskutimet për këtë reformë tê bêhen me kryeministrin.
Pas 18 muaj punë teknike bazuar mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias, ekspertizës së BE-së dhe SHBA-së, si dhe negociatave të gjata midis 3 liderëve të partive kryesore në Shqipëri, reforma e gjyqësorit u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në 22 korrik. Ju keni qenë në kontakt me partitë politike deri në orët e fundit para miratimit. Sa e vështirë ishte për të arritur në konsensus dhe cfarë bëri diferencën?

Johannes Hahn: Ka negociata që zgjasin deri në minutat e fundit. Të duhet të ndalësh kohën. Më në fund ia dolëm dhe mundëm të bindnim të gjithë që është në interesin e tyre. Nëse nuk gabohem, më shumë se 90% e shqiptarëve prisnin aprovimin e kësaj reforme, pasi ajo është thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
Reforma e gjyqësorit nuk është detyrim i perspektivës europiane, është detyrim për qytetarët shqiptarë. Qytetarët shqiptarë e kanë pritur këtë reformë dhe e meritojnë atë. Ndaj, jam i lumtur që mund të konstribuonim sado pak.
Kontributi për konsensusin në reformën gjyqësore ju njihet kryesisht juve. Po të kërkosh në shtypin shqiptar ende gjen: Një letër nga komisioneri Hahn solli konsensusin midis koalicionit qeverisës dhe opozitës për reformën e gjyqësorit. Atê që bëtë ju me një letër, ambasadori i BE-së  dhe SHBA-ve në Tiranë nuk arritën t’a bënin në disa muaj. Si ia dolët për tê gjetur kompromisin më të mirë? Cila është diferenca. Ju dini t’ju flisni bashkëbiseduesve tuaj?

Johannes Hahn: Nëse je për një kohë të gjatë në politkë dhe i njeh mirë strukturat demokratike ku të duhet të negociosh vazhdimisht, e di se si t’u drejtohesh interlokutorëve të tu, aq më tepër kur bëhet fjalë për të arritur një interes të përbashkët. Mora vendimin që të shkruaja një letër. E mora vetëm. Ishte një vendim personal, por funksionoi.
 
Ju nënvizuat zbatimin e reformës në drejtësi. Qytetarët shqiptarë presin të shohin rezutate konkrete. Cilat janë rrjedhojat e shpejta të kësaj reforme ? Mendoni vërtet se mund të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj?
Johannes Hahn: Këtu duhet t’ju kërkoj të tregoni durim. Sigurisht që ka shumë pritshmëri dhe qytetarët duan të shohin diferencën që do sjellë kjo reformë. Por kjo diferencë nuk do të vijë brenda dy javësh apo brenda dy muajsh. Ajo mund të shihet pas disa muajsh apo ndoshta pas disa vitesh.
Por rrjedhoja e parë që mund të ketë nëse kjo reformë zbatohet siç duhet është thithja e investimeve të huaja. Investimet e huaja kanë nevojë të bazohen në pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Kjo do të favorizojë bizneset, do të krijojë punë të reja, do të rrisë mirëqënien.
Sigurisht që qytetarët presin rezultate të menjëhershme, por për këto ndryshime duhet treguar pak durim. Ndoshta pas 2-3 vjetësh qytetarët do të ndjejnë frytet e reformës që u arrit në 2016.

Për reformën në drejtësi, ju theksuar dy herë, nëse reforma zbatohet. Cfarë do thotë kjo? Do thotë që Komisioni Europian do të presë për zbatimin e reformës para se të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit
?
Johannes Hahn: Ne kemi 5 prioritete kyçe qe duhet të plotësohen. Reforma në drejtësi është një prej tyre. Hapi që vjen  është ngritja e komisioneve të vettingut dhe pastaj vijojnë hapat e tjerë.
Unë kam komunikuar dje me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Europës dhe kjo organizatë po ndihmon për këtë proçedurë. Komisioni Europian është i gatshëm që të mbështesim financiarisht për këtë, por Këshlli i Europës jep ekspertizën e tij në këtë drejtim.
 
Ka një shqetësim në rritje për numrin e madh të plantacioneve të Kanabis në Shqipëri. Po jua shtroj pyetje të përgjithshme.  Si e shihni luftën kundër drogës dhe kundër krimit të orgnaizuar në Shqipëri?
 
Johannes Hahn: Unë shpresoj,që aprovimi i reformës në drejtësi do të japë një nxitje për luftën kundër krimit të organizuar. Përveç aspektit të sigurisë, është një rrezik potencial për vendin nëse imazhi i tij lidhet me krimin e organizuar dhe çështje të tjera që lidhen me të.
Eshtë e rëndësishme jo vetëm që të ketë hetime, por edhe të kemi rezultate të këtyre hetimeve. Shpresojmë, që reforma në drejtësi të sjellë dënimin para drejtëssë së përgjegjësve të veprave që ndëshkohen nga ligji.
Reforma zgjedhore është hapi i ardhshëm. A keni një afat kohor për t’ju kërkuar palëve që të përmbyllin këtë reformë?
Johannes Hahn: Do të diskutojmë për këtë nesër dhe më pas. Modifikimi i kodit elektoral duhet të bëhet para zgjedhjeve të përgjithshme, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen në bazë të kodit të ri elektoral.
Ka rekomandime nga ODHIR që duhen zbatuar.Gjithçka është e qartë. Por qartësia e rekomandimeve është një gjë dhe aprovimi i tyre është një gjë tjetër. Shpresoj që për këtë reformë do të ruhet e njëjta frymë që mbizotëroi për reformën në drejtësi.
Kur hapja e negociatave të anëtarësimit iu shtrohet si pyetje shteteve anëtare, ka disa prej tyre që nuk janë gati të japin dritën jeshile pa parë zgjedhjet e përgjithshme. Kjo bazuar në rastin më të freskët të parregullsive në zgjedhjet lokale të 2015, por gjithashtu sepse Shqipëria ka një histori problematike proçesesh zgjedhore. E ndani këtë mendim të shteteve anëtare apo jeni më optimist?

 Johannes Hahn, komisioner: Unë jam gjithnjë optimist, por optimizmi në vetvete nuk mjafton. Eshtë e rëndësishme që reformat të kryhen. Kjo është ajo që presin shtetet anëtare dhe është një mundësi e mirë për t’u treguar shteteve anëtare se ka një frymë të re bashkëpunimi në Shqipëri për të mbështetur apsiratat e integrimit të Shqipërisë.
Share This Article
2 Comments
  • Meta ka thene pas 30 vjetesh. Ky thot pas 3 vjetesh. Njeri flet me lek te vjetra dhe tjetri me lek te reja. Me afer parashikimit eshte Meta qe e thot drejtperdrejt pa diplomaci. Ne fakt duhen 50 vjet dhe shtiru pa piqemi thot populli.

  • Mos na qaj bythen. Idiot. Keta idioter bejne sikur jane te derguar te perendise dhe shqiptaret dele qe blegerijn.
    Hajvaner

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *