Komisioneri Publik ankimon në KPA vendimin për gjyqtarin Edmond Islamaj

Dita

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.

Sipas Komisionerit Publik, hetimi i KPK-së për Islamajn ka qenë i paplotë, pasi ka pasur mangësi gjatë hetimit administrativ.

Edmond Islamaj u konfirmua në detyrë në datën 7 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko dhe Genta Tafa.

Islamaj rezultoi nga hetimi i ndërmarrë i KPK-së se ishte i pastër në tre kriteret e përcaktuara nga ligji, të cilat janë: ligji, pasuria, figura dhe aftësimi profesional.

Raporti i KPK-së në seancën dëgjimore të 7 qershorit

“Nga hetimi ka rezultuar se Islamaj ka apartament banimi me sipërfaqe 81.57 m2 në Durrës, tokë arë 1000 m2 në Karpen, Kavajë, e blerë në vitin 2015.  

Zyrtari ka llogari bankare që prej vitit 2000, fillimisht me vlerë 5 mijë euro, llogari bankare të krijuar në vitin 2016 me gjendje 20 mijë euro.

Gjyqtari ka një autoveturë të vitit 2008, të blerë 3 mijë euro.

Nga hetimet ka rezultuar se si gjyqtari Islamaj edhe bashkëjetuesja e tij kanë bërë deklarime ndër vite. Një depozitë me shumën 12 mijë dollarë është hapur në 2006.

Në pronësi të bashkëjetueses janë edhe dy garsoniere, ato janë në pronësi të pritshme. Pronat e bashkëjetueses janë përfituar nga pasuria e babait të saj.

Vlerësimi profesional u bë në bazë të 5 dosjeve dhe 6 denoncimeve nga qytetarët. KPK ka konstatuar cilësi të pranueshme në punë.”

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Edmond lslamaj gjyqtari me i korruptuar i drejtesise shqipetare. Eshte gjyqtari (ish gjyq I gjyk s e apelit tirane) ndryshoi akuzen per banden e laçit Te akuzuar per rrembim e Marrje peng te shefit te komisariatit te lacit Luan mema ne korrik Te vitit 2000 qe solli lirimin dhe denimin e tyre vetem me nga njevit burg.

  • Ku eshte nje medioker i vene ne poste nga kapter Bujar Nishani…sherbetor i berishisteve… ky idhte pjese e trupit gjykues pet vrasjet e 21 Janarit dhe dha benfim skandaloz pro berishes vrasesit. Kjo lloj dpecie nuk duhet te kete vend ne gjykate…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *