Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK, për konfirmimin në detyrë të prokurores, kandidate për SPAK, Manjola Kajana. Sipas Komisionerit, hetimi i Komisioni të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren nuk është i plotë.
Komisioneri ka ngritur tri çështje në apelimin e dorëzuar në KPA, konkretisht:
– mbi kursimet nga paga e prokurores,
– mbi të ardhurat e bashkëshortit
– mbi deklarimet kontradiktore të prokurores mbi vendbanimin dhe vendqëndrimin.
Prokurorja Manjola Kajana e ka nisur karrierën e saj profesionale në vitin 2008 në Prokurorinë e Tiranës. Më pas në vitin 2009, Kajana është transferuar në prokurorinë e Fierit, ndërsa në qershor të vitit 2014 ajo ka filluar të shërbejë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku edhe vazhdon të jetë aktualisht.
Ndërkohë, Kajana kandidon për një vend në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ndërsa KPK njoftoi më 19 korrik konfirmimin e saj në detyrë.
e.ll./dita
