Komisioneri Publik ankimon vendimin për Donika Prelën, kërkon shkarkimin

Leda Hysa

Komisioneri Publik, kërkon shkarkimin nga detyra të drejtueses në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Donika Prela.

Për Komisionerin Publik Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk duhet të ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duke kërkuar shkarkimin nga detyra tek Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

“Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, znj. Donika Prela, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Donika Prela”, thuhet në njoftimin e KP.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Si shume pa ja varni ,harxhoni kohen me kete drane shifeni qe ne fytyre .,nuk ka punuar mire ne Durres .Plus na diskititoi para Hollandezit kur tha se Albanistanin tone te punosh ne te zeze dhe mos pagosh taksat eshte normale ..Nivel i ulet kjo kete drane ???

  • Fjalën “në të zezë” nuk e tha, që të jemi të saktë.
    Ishte fjala kur punon në ndërmarrje dhe ajo nuk është korekt për derdhjen e taksave.
    Megjithatë, ka prap gabim por jo të asaj shkalle, sepse duhet ti kontrollonte taksat; gjë që s’e bën asnjëri prej nesh.
    Rrespekte!

  • Mospagimi taksave, per juristin qe ka formim baze drejtesine dhe ne cdo hap duhet te udhehiqet nga ligji, eshte absolutisht e pafaleshme. Juristet tek ne e kane harruar profesionin e ligjin dhe bredhin pas lekut. Prandaj kjo zonja mban pergjegjesi per mospagim taksash dhe do hapi krahun.

  • Prela mund të shkarkohet edhe për shjaqe politike, pir që nuk mund të shprehen. Është përfolur shumë qysh kur erdhi në atë detyrë si mikeshë e Arta Markut dhe me suport të Ramës, gjë që krijon mosbesim tek reforma nga një pjesë e opinioni publik, sidomos për t’u shfrytëzuar nga opozita. Që kjo të mos ndodhë më tej, do ta sakrifikojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *