Komisionet e Kuvendit marrin në dorë disa pr.ligje të rëndësishme ekonomike

Leda Hysa

 

Komisionet e përhershme të Kuvendit diskutojnë të martën disa projektligje të rëndësishme ekonomike.

Sipas axhendës të publikuar sot në faqen zyrtare të Kuvendit, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskuton projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian, për programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020”.Projektligji ka si qëllim ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian, për programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020, të miratuar nga ana e Komisionit Europian.

Programi ADRION financohet nga një grant i BE-së nëpërmjet Fondit Evropian për Zhvillimin Rajonal (ERDF) dhe Instrumentit të Asistencës së Para anëtarësimit (IPA) dhe ka një buxhet total për të gjitha vendet prej 117 918 198 eurosh për periudhën e programimit 2014-2020.

Ky program përfshin 31 rajone dhe provinca, nga 4 vende të ndryshme të BE-së, Itali, Slloven, Greqi, Kroaci dhe 4 vende kandidate/potencial për kandidate Shqipëri, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Z, Serbi.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat gjithashtu do të diskutojë edhe mbi “Raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2017”.

Ndërsa Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ka në rend të ditës, shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e së drejtës për pension”. Ky pr.ligj do të diskutohet edhe në mbledhjen e komisionit të Politikës së Jashtme.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *