Pas ndarjes së komisioneve me PD, LSI ka zyrtarizuar emrat e të gjithë deputetëve që do jenë përfaqësues të kësaj force politike.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi do të jenë anëtare e Komisionit të Jashtëm.
Pas dakordësisë me PD, Petrit Vasili do të drejtojë komisionin e Shëndetësisë, ndërsa anëtarë do të jenë edhe Vangjel Tavo me Floida Kërpacin.
Në komisionin e Ekonomisë, përfaqësues të LSI do të jenë deputetët Edmond Haxhinasto, Përparim Spahiu dhe Gledion Rehovica.
Endrit Brahimllari do të jetë pjesë e Komisionit të Sigurisë Kombëtare.
Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj janë vendosur në komisionin e Arsimit.
Pesë komisione i ka shumica në drejtim, 3 opozita, nga të cilët, LSI ka Shëndetësinë, ndërsa PD Komisionin e Integrimit, Edukimit dhe të Medieve.

Opo kjo Monika-
Qe ka aq xhevahire,
sa kishte morra e pleshta dikur!
Mire e ka thene nje blogist…..
M.J..A….U….M.J.A.U nje macok fytyren lau,gjyshja ime kur e pa do te jete Monika tha.
Shezai Rokaj me Kejdi ngelsen ne komisionin e arsimit!!!. Shezai zgjohu shkundu mos ler kalamajte te tallin menderen me ty
LSI tashti do te firoje.Nuk ka ma Qofte ke Daja.Po prisni Vetingun njehere .Shume shpejt do tu dalin pislleqet.E keni grabitur dhe renuar Shqiperine dhe Popullin.Vafshit ne Es,bashke me Like Floririn.fel.
Suksesi me i madh i zgjedhjeve te fundit, ishte padyshim largimi ne opozite i LSI!