Komisioni Europian “i hap derën” Shqipërisë me 19 prill. Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për Ballkanin Perendimor

Rovena Cerka

Vetëm 6 ditë para zgjehdjeve të 25 prillit Bashkimi Europian do të diskutojë për të integrimin e Shqipërisë në Familjen Europiane.

Do të jenë Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të cilët do të diskutojnë për ballkanin perendimor ndërsa  në fokus të bisedimeve do të jetë zgjidhja e përplasjeve Sofje Shkup dhe respektimi i marrëveshjes së fqinjësisë e nënshkruar në vitin 2017.

Pjesë e axhendës do të jetë edhe çelja e konferences së pare ndërqeveritare për Shqipërinë. Kujtojmë se një vit më parë Komisioni Europian u shpreh se vendi I ka plotëuar “detyrat e shtëpisë”, megjithatë situate e shkaktuar për shkak të pandemisë e pengoi këtë proces.

Nëntë shtete anëtare i kanë bërë thirrje në një letër kryediplomatit europian, Joseph Borrell, që të mbahet një diskutim strategjik mbi vendet e Ballkanit Perëndimor kur ministrat e jashtëm të BE të takohen në prill.

Ministrat e jashtëm të Austrisë, Kroacisë, Çekisë, Gjermanisë, Greqisë, Irlandës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë kërkuan që të mbahet ky takim me datë 19 prill.

c.r / dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *