Komisioni Europian i përgjigjet Ramës: Aktiviteti ishte në një nivel rajonal, ka efekt zero në atmosferën politike në Shqipëri

Rovena Cerka

Komisioni Europian mohoi se është duke ndërhyrë në fushatën politike për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri në një reagim për Euronews.

Zyra e shtypit e KE në Bruksel rrëzuan supozimet e kryeministrit Edi Rama se komisionerët europianë po luajnë rol në zgjedhjet e 25 Prillit.

Zëdhënësja e shtypit në KE Ana Psioneri i tha Euronews se “aktiviteti i sotëm ishte thjesht në një nivel rajonal dhe se ka efekt zero në atmosferën aktuale politike në Shqipëri”.

“Komisioni nuk komenton mbi komentet e palëve të treta. Ju lutemi vini re se Komisionerja Mariya Gabriel mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të Edukimit në 18 Mars me ftesë të Universitetit Modul të Vjenës, i cili organizoi ngjarjen. Pjesëmarrja e Komisionerit ishte e kufizuar në mbajtjen e një fjalimi kryesor”, tha zëdhënësi i KE.

Kryeministri Edi Rama e konsideroi të martën si ndërhyrje në fushatën elektorale, pjesëmarrjen e eurokomisioneres Maria Gabriel në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike.

Pas këtyre deklaratave kryetari i PD-së Lulzim Basha e akuzoi Ramën se e ka mbajtur larg integrimit në BE vendin.

 

c.r / dita

Share This Article
3 Comments
  • Po edhe nderhyrje direkte ne fushaten zgjedhore po te ishte, a mos kujton Rama se EU-ja do te kerkoje falje?!? Prit-prit, se nuk i ka njohur mire padronet e tij gjatoshi yne!

  • Presion me luge çaji, te ketij lloji mund ta haje Varheyli por JO komisionerja apo instanca Europiane qe nuk kane lidhje me vende jo anetare.

  • Cthote Arnautistani o Rama?
    Njeriu ka pak Dingnytet dhe Respect per Historine,Viktimat e Osmaneve me ndihmen e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Hoxhallareve,Dervisheve etj o Rama Servili,Spiuni,Tradhetari (Servis,Spy,Traitore).
    Si nuk emocionohesh o Rama per krimet (crime) 500 vjecare dhe i je gjunjezuar Sulltanit Erdogan?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *