Komisioni Europian Italisë: Pse ka rënë ekonomia?

Edona Llukacaj

Këtë të mërkurë, Komisioni Europian i dërgoi një letër zyrtare qeverisë italiane duke i kërkuar që  të shpjegonte përkeqësimin  e nivelit ekonomik në vend.

Kjo letër që vjen shumë pak pas zgjedhjeve për parlamentin europian, rezultati përfundimtar i të cilave në Itali reflektoi fitoren e të djathtës ekstreme të Mato Salvinit, pritet që të fillojë një fazë ‘përleshjesh ligjore’ mes Komisionit  dhe koalicionit euroskeptik qeverisës të Italisë.

Kujtojmë se fitorja e Salvinit u pa nga shumë si një zhgënjim i votuesve me partinë me më shumë përqindje në koalicionin qeveritar, Lëvizja e 5 Yjeve, pikërisht për rënien ekonomike të vendit, që nga shumë lidhet me faktin që Italia ka qenë një portë në Europë për emigrantët, raporton Dita duke iu referuar mediave botërore.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *