“Komisioni Europian, simbol i dështimit të elitës së BE-së”

Dita

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se Komisioni Europian është një simbol i dështimit të elitës së BE-së.

“Lajmi i mirë është se ditët e Komisionit janë të numëruara”, ka vijuar ai.

Orban bëri thirrje nga qyteti rumun Baile Tusnad për një fokus në çështjen e migrimit tek zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian.

“Ka liberalizëm në Perëndim, por nuk ka demokraci”, është shprehur Orban duke shtuar se censura është bërë e zakonshme në Evropën Perëndimore dhe se vendet e saj kanë imponuar “kufizime në lirinë e shprehjes”.

Kryeministri hungarez tha gjithashtu se shfaqja e pakicave myslimane nëpër vendet evropiane do ta bënte të pamundur për partitë politike të krishtera që të fitonin zgjedhjet.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *