Komisioni Evropian ka publikuar edhe raportin e përvitshëm për Turqinë, ku theksi vihet tek liria e medias dhe të drejtat e njeriut.
Sipas KE-së, Turqia ka dështuar në respektimin e këtyre të drejtave, duke bërë hapa prapa në dy vitet e fundit. Raporti thekson se shumë ligje bien ndesh me perspektivën e integrimit.
Raporti vjen pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Turqi, ku partia AK e Rexhep Taip Erdogan fitoi sërish zgjedhjet duke krijuar e vetme qeverinë.
I dërguari i BBC në Bruksel thotë se raporti i Komisionit përmban një sërë kritikash në adresë të Erdogan. Edhe pse emri i tij nuk përmendet, kritikat shkojnë në adresë të pushtetit të plotfuqishëm të presidentit.
“Pas vitesh të tëra progresi në lirinë e shprehjes, në dy vitet e fundit në Turqi janë verifikuar hapa prapa”, thotë raporti i Komisionit Evropian.
Sipas KE-së, pas disa viteve progres, liria e shprehjes është kufizuar ndjeshëm dy vitet e fundit.
Raporti thekson se “goditjet e vazhdueshme ndaj gazetarëve, shkrimtarëve dhe përdoruesve të medieve sociale, frikësimi i gazetarëve dhe veprimet e autoriteteve cenojnë lirinë e medias dhe po bëhen një shqetësim i vazhdueshëm”.
Ndryshimet në ligjin e internetit në Turqi, duke lejuar autoritetet për të bllokuar faqet e internetit pa urdhër të gjykatës, janë një hap i rëndësishëm prapa nga standardet evropiane. /Dita/

PDHPDHPDHPDHPDHPDHPDHPDHPDHPDHV
Mos more , u vune ne siklet tere çokgjyzelet shqiptare , qe vllahun e madh nuk ja do Evropi . Nuk do t’i zere gjumi , sidomos gjyzelet e Kosoves dhe Maqedonise . Turqia hyn ne Evrope , kur te behen dy dite bashke . Pak probleme ka BE-ja , sidomos te krijuara nga Turqia me emigrantet gjyzele qe nis ne Evrope dhe do te gjeje belane me duart e saja , te fute ne BE 80 milion islamike . Ma scherzi da vero ! Nje vend gjysem diktature , gjysem teokraci islamike . Na lini rehat me gjithe ata .
Po kujt i plasi se cfar do behet me ata turkushak.Nuk thon kot mall turk.