Komisioni hetimor “Becchetti”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Ornela

Kërkesa në Kushtetuese për ngritjen e një Komisioni Hetimor për “Çështjen Becchetti” ka rënë për mosplotësim votash.

Më 10 mars, Partia Demokratike dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese një padi për vendimin e Kuvendit për të mos pranuar ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”, duke shpresuar se Kushtetuesja të deklarohet në favor të tyre për të vijuar më pas në hetimin parlamentar për këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese mori në pyetje përfaqësuesit e PD-së, në lidhje me mënyrën se si është mbrojtur shteti shqiptar.

Partia Demokratike dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese një padi për vendimin e Kuvendit për mosngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen ‘Becchetti”.

Në një deklaratë për mediat, në atë periudhë, Grida Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka frikë të hetojë këtë çështje, duke e bërë atë përgjegjës për dëmshpërblimin prej 120 mln euro që shteti shqiptar duhet t’i paguaj Becchetti-t, me vendim të gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi.

Duma thekson se ngritja e një Komisioni Hetimor nuk ka nevojë për miratimin e asnjë force politike, duke theksuar se PD do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ramut mjelloshi 120 miljon euro si ka gje ,se po I ve taks dhe puseve dhe kush nuk paguan drita Ramut mjelloshi Sali gerrdeci like teneqeja Jan ish sigurimsat e PPSH Qe po e shkatrroin kte vend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *