Komisioni Hetimor i nisi sot letrën Komisionit të Venecias “për shkarkimin e Metës”.
Komisioni ka kërkuar marrjen e një opinioni nga Komisioni i Venecias për shkeljet kushtetuese, sipas tyre, të Presidentit.
Komisioni Hetimor u ngrit një muaj pas dekretit të Kreut të Shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Ky është komisioni i parë hetimor në historinë e pluralizimi për shkarkim të një presidenti.
Ilir Meta do të hetohet për një periudhë 3-mujore nga kryetari Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita e re “për shkelje të rënda të Kushtetutës” sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.
Nëse komisioni hetimor do t’i kërkojë Parlamentit shkarkimin e Metës, ai do të bëhet Presidenti i parë i shkarkuar nga parlamenti, pavarësisht se fjalën e fundit për largimin e tij nga ky post duhet ta japë Gjykata Kushtetuese.
l.h/ dita

Kungullesha
I past krise dhe i dalte tymi kesaj pune!!!!!!
Deshiroj qe Likja ta pershendesin me kryqezimin e daurve me simbolin e shqiponjes miratimin e vendosur nga Venecia.
Po kur fjalen e fundit e ka Gjykata Kushtetuese c`pune keni me “opinionet” e komisjonit te Venecias ore te urruar ?! Jam i bindur se nese Meta do tu kishte bere” vollen ” do te shpetonte nga akuzat e shumta qe i behen , si me i korruptuari , por qe nuk i ka hyre “asnje gjemb ne kembe ” . Nga cila lloj fare jeni ..?!