Puna e Komisionit Hetimor ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë me tre muaj.
Vendimi u mor në Parlament me 72 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenim.
Opozita nuk ishte e pranishme, pasi që prej fillimit të këtij sesioni parlamentar ka zgjedhur të bojkotojë seancat parlamentare duke mbajtur mbledhje në qytete si Shkodra dhe Elbasani.
Puna e Komisionit Hetimor, e cila është ngritur më 15 mars 2018, do të konsistojë në:
a) Në verifikimin e pasojave të vendimit të Parlamentit për të mos lejuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, të akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës.
b) Në verifikimin e rolit të Ministrisë së Drejtësisë në ekstradimin në Itali të Nazer Seitit, i akuzuar dhe si financier i grupit ‘Habilaj’ të arrestuar në Itali.
s.a/dita

kush beri kerkes per shtyrje????????
Po pse e shtyte shoke? Meqenese eshte i pafajshem duhet te keni interes qe ai te dale sa me shpejt palare!
Kane mare urdher nga perendimoret . Duhet te formohet SPAK e pastaj ,jo vetem per TAHIRIN por ti fshi te gjithe mbare fshesa e drejtesise perendimore me emrin SPAK::
Duhet pa tjeter te dale ”armik” ! Shtyeni tre vjet te jeni brenda, perse lodheni cdo tre muaj ?!!!!!!!
Vazhdojme te hedhim shashka tymuese.Per me shume se nje vit po talleni me popullin.Ky vendim eshte pasi jeni te bindur se nuk ka prova dhe mbuloni bema te tjera.KJO ESHTE POLITIK LLAFESH ku hajduti bertet:Kapeni hajdutin.Rrofte demo ta kercita.
Me siguri kete mandat PD-ja do te merret vetem me Sajmir Tahirin.
Ne fakte keta nuk kan alternative per zhvillimin e vendit , prendaj do te merren vetem me Sajmirin qe nuk i ka ber gje askujte.
Keta qe nuk kan len gje pa bere vegjitojn te lire me mandat ne xhep kurse Tahiri pa i ber gje askujte duhet te hetohet dhe te shtyhet hetimi pambarinishte.! Turp.